TORONTO (Reuters) – Shkollat në Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, do të qëndrojnë të mbyllura për vitin aktual shkollor deri në fund të qershorit, si rezultat i pandemisë së COVID-19, të martën 19.05.2020 ka deklaruar kryeministri Dag Ford.
“Siguria e fëmijëve tanë është përparësia ime kryesore,” deklaroi Ford para gazetarëve. “Ne nuk mund t’i hapim shkollat tani. Thjeshtë thënë nuk do të rrezikoj” shtoi Ford.
Plani i detajuar për atë se si shkollat do të rinisin në shtator, përfshirë madhësinë e shkollave, do të publikohet deri në fund të qershorit, njoftoi ministri i arsimit Stiven Leçe, në një konferencë për shtyp. Që nga sot, Ontario ka lejuar disa tregtarë me pakicë dhe shitës të automjeteve t’i hapin dyert e tyre për klientët pas gati dy muajve masa kufizuese.
Burim: Reuters
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT