Portali Infomaks më datë 31.10.2019 publikoi lajm për hapjen e ndërmarrjes „Baumer“ e cila investoi në Maqedoni. Në tekst pretendohej se në tabelën hyrëse në event qëndronin disa gjuhë të huaja, përfshirë edhe gjuhën shqipe, kurse gjuha maqedonase është lënë anash.
Gjuha shqipe për të cilën autori pretendon se qëndron, nuk qëndron fare në tabelë apo në slajd. Qëndrojnë gjuhët zyrtare të cilat fliten në Zvicër, prej nga është edhe origjina e ndërmarrjes „Baumer“ e cila ka investuar në Maqedoni, ato janë gjuha Franceze, Italiane, Romanshe (gjuhë që flitet në kantonin juglindor zvicran Grisons) dhe Gjermane, gjuhë në të cilat është shkruar në slajdin që Infomaks e keqpërdori për të pretenduar se gjuha Maqedonase është lënë anash.
Në event ishin prezent kryeministri dhe zëvendës kryeminsitri, mirëpo autorit të tekstit i’u duk më interesante të theksojë faktin se ka qënë prezent dhe ministër i Investimeve të Jashtme Arlind Zeqiri, për të vënë në huti lexuesit se ministri shqiptar ka ndaluar vendosjen e përshëndetjes në hyrje edhe në gjuhën maqedonase. Kjo është ajo çka i referohet vetë portalit, përmes një pyetje në disa nga teksti:
“A është lënë pas dore qëllimisht gjuha maqedonase për shkak se ministrat janë shqiptarë? – thuhet në një pjesë të tekstit.
Ky tekst ka për qëllim të bëjë përçarje në shoqëri dhe nxitjes e urrejtjes.
Pas reagimeve, portali e ka hequr pjesën për gjuhët në tabelë. Në tekstin e ri Infomaks.mk nuk merret me gjuhët, por me atë se kush është meritor për investimin e ri.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT