PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Në rrjetin social Fejsbuk u paraqit një teori se gjatë lojërave Olimpike të vitit 2012 që u mbajtën në Londër, gjatë ceremonisë hyrëse është paralajmëruar virusi Korona. Кјо teori po përhapet me të madhe në Fejsbuk dhe si argument vendoset një sekuencë nga koreografia në të cilën njerëzit vdesin apo janë të sëmurë dhe ato i kontrollojnë infermiere, ngjashëm me situatën për të cilën jemi dëshmitarë sot.

Lajmi në faqen e Fejsbukut Pavell Shatev tashmë është fshirë. Por, në vazhdim një fotografi nga publikimi.Këtë teori e shpërndau edhe Milenko Nedellkovski.

FAKT/E

Si e para, duhet të theksohet se një pjesë e shfaqjes së qytetarëve anglez gjatë Lojërave Olimpike në vitin 2012 është keqpërdorur. Është transmetuar vetëm një pjesë e videos e cila nëse shikohet në formatin e plotë, prej minutës së 44 nga hapja e Lojërave Olimpike në Londër, mund të shihni dhe dëgjoni prej komentuesit se bëhet fjalë për një demonstrim me të cilin do të shfaqej forca e sistemit shëndetësor i cili kujdeset për fëmijët. E gjithë shfaqja përbëhet edhe prej tregimit për fëmijë.

Nëse bëhet vetëm një kërkim në Google për atë se çfarë qëllimi ka patur shfaqja e hapjes së lojërave Olimpike të vitit 2012 në Angli, do të shihni se bëhet fjalë për mënyrë kreative  të  shfaqjes së disa prej shtyllave mbi të cilat është ndërtuar Anglia, si revolucioni industrial anglez, shërbimi kombëtar shëndetësor, pasuria letrare, muzika popullore dhe kultura.

Në servisin kroat për luftimin e lajmeve të rrejshme Faktograf.hr , mund të lexoni më shumë për këtë spin i cili në këtë shtet po ashtu po përhapet me të madhe. Sipas statistikave të servisit, postimi i faqes së Fejsbukut RavnaZemlja ka patur më shumë se 800 shpërndarje dhe mbi 150 komente kryesisht mbështetëse. Ndërsa nuk është i njohur aktiviteti i faqeve të tjera të Fejsbukut të cilat e kanë marrë lajmin.

Në një recension të vitit 2012 në gazetën prestigjioze “The Guardian”, ekziston një analizë e detajuar për spektaklin në Londër dhe kuptimin e saj. Kështu, në një prej paragrafëve shkruan se “në fillim paraqiteshin ngjarjet historike – për shtetin dhe makinerinë dhe për të drejtat e grave – në një mënyrë epike dhe poetike. Drejtori ka bërë një punë shumë të mirë në lëvizjen mes periudhave të ndryshme historike deri më sot, dhe në mes realitetit dhe filmave…Qartë tregohet se prej çfarë shfaqet një komb : fëmijëve, infermierëve dhe një ëndrre”

Teoricienët  e konspiracionit gjithmonë i marrin këto performanca kreative dhe artistike si bazë mbi të cilat i ndërtojnë manipulimet e tyre.

Megjithatë, është e qartë se bëhet fjalë për një performacë artistike të një artisti të pavarur.

Jini të kujdesshëm, kontrolloni para se të shpërndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.