A janë gazetarët seriozë ose vetëm duan ta bëjnë publikun të qeshë?!
Portali Sloboden peçat publikoi tekst me titullin e sipërpërmendur, në të cilin shkruan se në rrjetin tregtar në Serbi në ofertë është paraqitur bonbonjera (kuti sheqerkash) Kamilla, në deklaratën e së cilës thuhet se është import nga Kosova. Dezinformata, pjesa për të cilën F2N2 u interesua, është se punët janë akoma më keq për shkak se sheqerkat e çokolladës në kuti janë renditur në formën e “Shqipërisë së Madhe”, gjë që paraqet provokim për qytetarët e Sërbisë, siç dëshmon një qytetar dukshëm i zhgënjyer i cili kinse e ka blerë bonbonjerën pa e lexuar deklaratën. Për këtë, kanë reaguar ashpër organet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së konsumatorëve të cilët thonë se ky produkt duhet të hiqet nga raftet sa më shpejt të jetë e mundur, qëndron në tekstin e publikuar nga Sloboden peçat.
Portali Sloboden peçat publikon dezinformatë të marrë me shumë gjasa nga ndonjë portal serb, por për fat të keq nuk e tregon autorin e tekstit ose burimin e informacionit. Menjëherë pas saj, vijojnë publikime të dezinformatës së njejtë me tituj të ndryshëm. Dezinformata në vendin tonë shpërndahet e marrë nga portali serb kurir.rs, dhe e njejta u publikua nga portalet e mëposhtme: Republika, Infomax, Netpress, Veçer, Pressingtv, Vesnik, Kurir, Lider.
Përmbajtja e teksteve nuk përbëhet nga asnjë provë as për deklaratën, e as për atë se sheqerkat janë renditur në formën e “Shqipërisë së Madhe”, gjë që dukshëm është një trillim qesharak dhe joserioz, me qëllim provokimin e panevojshëm dhe intolerancën etnike në Republikën e Sërbisë, dhe kjo dezinformatë e transmetuar në këtë mënyrë në vendin tonë e të njëjtin efekt mbi publikun maqedonas, sepse i njëjti narracion dezinformues për “Shqipërinë e Madhe” është i pranishëm edhe në vendin tonë.
Narracioni me të cilin mbështetet teza e tyre është se Perëndimi është i keq, nxit vlera të cilat nuk duhet ti pranojmë
Portali Sloboden peçat veçmë ditën e ardhshme e publikon demantin e ministrit të tregtisë të Republikës së Sërbisë, Ljajiq, në një deklaratë të dhënë për Sputnik (fshirë më vonë), në të cilën ai thotë se nuk kanë dijeni se ekziston një bonbonjerë e këtillë, e as inspektimi nuk ka evidentuar një gjë të tillë.
A me të vërtetë nuk ekziston bonbonjerë në formën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan portali serb novosti.rs më 19.11.2019, i cili një ditë më parë, publikon të njëjtën dezinformatë, dhe si burim është cituar mbrojtësi i konsumatorëve, i cili në këtë rast është anonim. Nga erdhi dhe kush e krijoi këtë dezinformatë nuk mund ta themi me siguri, por që është një trillim plotësisht i pavërtetë, e zbulojmë nga teksti i Novosti.rs “Otkrivamo PRAVU ISTINU o” bombonjerama u veliku Albanije “koje su uznemirile Srbiju“. Sipas tekstit të tyre, pas bonbonjerës Kamila, qëndron një kompani turke që ka fabrikën e saj në afërsi të Prizrenit. Sipas Presidentit të Organizatës kombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve të Serbisë, Goran Popoviq, kjo histori është e vjetër një vit e gjysmë, dhe që kur ata dëgjuan për këtë, askush nuk e ka parë këtë bonbonjerë. Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje konsumatorit që e ka parë dhe blerë, që ta prezantojë bonbonjerën, së bashku me faturën fiskale si dëshmi, në mënyrë që ata të mund të veprojnë në mënyrë institucionale. Po ashtu, ai sqaron se furnizuesi (në këtë rast kompania turke) është përgjegjës për deklaratën, kështu që nuk duhet të shkruajë import nga Kosova dhe se ky është problemi më i vogël, ndërsa për hartën e “Shqipërisë së Madhe” thotë kjo nuk ka asnjë lloj kuptimi.
Konkludim:
Pa hyrë fare në analizën se kush qëndron prapa një dezinformate të këtillë në Serbinë fqinje, është e qartë se dezinformata ka për qëllim që vazhdimisht të fusë dhe të nxisë intolerancën etnike midis bashkësive të ndryshme që jetojnë në Ballkan. Narracione të tilla, të cilat targetojnë bashkësi të ndryshme etnike nuk janë asgjë e re për Ballkanin dhe nuk është një fakt i ri që ato transmetohen nga një shtet në tjetrin. Pikërisht për këtë arsye, qeveritë në rajon kanë një përgjegjësi më të madhe sesa thjesht t’i demantojnë “lajmet” e tilla.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT