Teoritë e konspiracionit për origjinën e virusit nuk kontribojnë drejt kontrollimit më të mirë dhe menaxhimit me pandeminë. Në fakt i nënvlerësojnë tentimet e shkencëtarëve, punonjësve shëndetësorë dhe shërbyesve të cilët ndërmarrin gjithëçka që është e nevojshme dhe e mundëshme në betejën kundër këtij virusi. Ajo që është e nevojshme është që secili prej nesh individualisht nëpërmjet respektimit të masave, të kontribojë drejt menaxhimit më efikas me krizën. Për fat të keq, tekstet e këtilla nuk ndihmojnë në këtë proces, por përkundrazi, shkaktojnë humbjen e besimit në institucione, motivojnë qytetarët të mos respektojnë masat kurse me këtë dhe të ngelin në zonën e tyre të komfortit.
Në rrjetin social faceboon ekziston fan faqe me emrin Maqedonia dhe Rusia † Aleanca Ortodokse me rreth 10 mijë ndjekës. Vetë emri i faqes tregon se orientimi i saj është pro aleancës ruse mes gjithë vendeve ortodokse, kurse nga postimet dhe shpërndarjet e saj, është i dukshëm qëllimi të demonizohet bota perëndimore duke filluar me gjenitë, intelektualët e deri te organizatat të cilat në përditshmëri përpiqen të gjejnë mënyra për përmirësimin e jetës së njerëzve si në botën perëndimore ashtu edhe për njerëzit e tjerë në mbarë botën. Kjo nuk ka të bëjë me perspektivën tonë se si i shohim dhe interpretojmë gjërat, por bazohet në fakte të cilat dëshmojnë tentimet e vazhdueshme të botës perëndimore për përmirësimin e jetës së njerëzve. Duke filluar nga mjekësia me hulumtime të vazhdueshme për gjetjen e vaksinave për sëmundje të caktuara të cilat rrezikojnë jetët tona, duke vazhduar me industrinë me ndihmën e së cilës na lehtësohet jeta, teknologjia e cila na ndihmon për të kryer më lehtë obligimet e përnditëshme dhe aplikimi i së njëjtës në shumë fusha, si dhe mjaftë aritje të tjera të botës perëndimore.
Në një postim të publikuar nga kjo FB faqe është shpërndarë tekst nga kolozeg.info, në të cilin shkruhet për një nga personat me më influencë në botë kur flasim për gjeni, arritje në fushën e teknologjisë, përndryshe për filantropin Bill Gejts, themeluesin e Mikrosoft dhe Fondacionit Bill dhe Melinda Gejts. Titulli thotë se Gejts kanë skladuar ushqime para shfaqjes së pandemisë të Kovid-19, kurse tani ata fokusohen vetëm në vaksinimin tonë të dhunshëm kundër pandemisë së njëjtë.
Fillimisht ju japim shpjegim nga BE Komisioni për vaksinim ku thuhet se: „Vaksinimi është mjeti kryesor për prevenim primar të sëmundjeve dhe një nga masat më ekonomike në dispozicion për shëndetin publik. Imunizmin nëpërmjet vaksinimit është mbrojtja më e mirë për prevenim që e kemi kundër sëmundjeve serioze, e ndonjëherë dhe vdekjeprurëse. Falë vaksinimit të përhapur gjerë, lija u zhduk, Europa u lirua nga paraliza fëmijërore (poliomielitis) kurse dhe shumë sëmundje të tjera janë thuajse të eliminuara.
Sot, më shumë se 100 milionë fëmijë vaksinohetn në vit nga sëmundje siç janë difteria, tetanusi, pertusis, tuberkuloza, polio, lija dhe hepatiti B. Vaksina prevenon rreth 2.5 milionë raste vdekjesh në mbarë botën çdo vit dhe zvogëlon harxhimet për mjekim të sëmundjeve specifike, përfshirë dhe tretmanet antimikrobe (të përshkruara për infeksionet virusale). Edhe pos rekordit të saj briliant, disa vende të BE-së dhe vende fqinje momentalisht përballohen me epidemi të papara të sëmundjeve për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të përfshirjes me vaksina kurse të njëjtat mund të prevenohen me pranimin e vaksinave. Qasja e pabarabartë në vaksina dhe zvogëlimi i besimit të publikut në vaksinim janë arsye për tu shqetësuar dhe sfidë e madhe për ekspertët e shëndetit publik.“
Në tekst shkruhet për atë se si Robert F. Kenedi (nipi i Presidentit Xhon Kenedi) në një intervistë zbulon gjoja se lidhëshmërinë mes Institutit nacional për alergji dhe sëmundje ngjitëse të udhëhequr nga Dr.Antoi Faucci, këshilltarit aktual të Trampit i cili gjoa ka krijuar histerinë e rremë të koronavirusit dhe përpjekjet për vaksnim të detyrueshëm të mbështetura nga Bill Gejts.
Së tejmi shkruhet se Melinde Gejts, ko-themeluese e fondacionit Bill dhe Melinda Gejts më parë në BBC Radio Live ka konfirmuar se kanë filluar me skladimin e ushqimeve në podrum para disa vitesh dhe atë në rast pandemie.
Nuk ishte e nevojshme të hulumtohet shumë për të dëshmuar se kjo në fakt nuk është e saktë.
Përkatësisht, një pjesë e invervistës të Melinda Gejts është publikuar në vazhdim të tekstit në portalin Kolozeg.info, madje me përkthim të thjeshtë me ndihmën e Google Translate mund të vini në përfundim se ajo që autori i tekstit ka shkruar nuk përputhet me përgjigjen e Melinda Gejts në pyetjen e gazetares së BBC Radio 5 Live, Ema Barnet.
Në intervistë Melinda përgjigjet në pyetjen se vallë kanë kryer përgatitje dhe si duket ato përgatitje për një çift bashkëshortor si ata, duke pasur parasysh fenomenin e shopingut në panik të njerëzve. Përgjigjen e filloi duke shpjeguar për atë se si familja e saj para disa vitesh kanë folur për atë se çka nëse më nuk do të kishte ujë të pastër për të pirë, çka nëse më nuk do të kishte mjaftueshëm ushqim, ku do të shkonin dhe si do të menaxhonin këtë ata si familje në këtë situatë. Vazhdon me pretendimin se ata si familje apsolutisht janë pregatitur dhe kanë skladuar ushqim në podrum në rast se është e nevojshme, kurse tani gjithë jemi në të njëjtën situatë. Kjo është një sëmundje që na prek të gjithëve dhe të gjithë jemi bashkë në këtë gjendje pandemie. Ata si familje e kuptojnë privilegjin e tyre dhe fajnë faleminderues që nuk mundohen të vendosin një vakt në tavolinë siç mundohem shumë familje të tjera në botë. Intervista është mbajtur më 16 prill të këtij viti.
Me përkthim të pasaktë ( të rremë ) dhe transmetin në publik, mediat tentojnë të imponojnë shqetësimin dhe mosbesimi në filantropët më të mëdhenjë të botës siç janë Bill Gejts, Mark Zukerberg, duke i emëruar si debilë dhe globalofashistë.
Teoritë e konspiracionit për origjinën e virusit nuk kontribojnë drejt kontrollimit më të mirë dhe menaxhimit me pandeminë. Në fakt i nënvlerësojnë tentimet e shkencëtarëve, punonjësve shëndetësorë dhe shërbyesve të cilët ndërmarrin gjithëçka që është e nevojshme dhe e mundëshme në betejën kundër këtij virusi.
Ky lajm i publikuar nga portali Kolozeg.info kurse i interpretuar dhe i shpërndarë në FB faqen Maqedonia dhe Rusia † Aleanca Ortodokse është vetëm një lajm i rremë me të cilin manipulohet publiku. Nuk ka nevojë për shqetësim dhe panik. Ajo që është e nevojshme është që secili prej nesh individualisht nëpërmjet respektimit të masave, të kontribojë drejt menaxhimit më efikas me krizën. Për fat të keq, tekstet e këtilla nuk ndihmojnë në këtë proces, por përkundrazi, shkaktojnë humbjen e besimit në institucione, motivojnë qytetarët të mos respektojnë masat kurse me këtë dhe të ngelin në zonën e tyre të komfortit.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT