Vetëm tre ditë fushatë agresive në disa portale dhe platforma të rrjeteve sociale të njohura për postimet e tyre tendencioze, ishin të mjaftueshme për të kontaminuar popullsinë me paragjykime dhe gënjeshtra. Në një reportazhë të një televizioni lokal e bërë në komunën e Obleshevë-Çeshinovë, reporteri i anketoi qytetarët se pse ata mendojnë se dallëndyshet ende nuk kanë ardhur ose janë vetëm në numër të vogël. Pa dyshim, shumica e bashkëbiseduesve përgjigjen mjaft të bindur në atë që thonë.
“Ne të gjithë e dimë pse, dikush po bën atë që dëshiron dhe ne duhet të durojmë“, tha njëri bashkëbisedues, ndërsa tjetri ka nevojë të jetë plotësisht i qartë dhe thotë “vendosën 5 giga ose siç i thonë 5 xhi dhe njerëzit filluan të vdesin”, thotë tjetri. Deklaratat e ornitologëve, thirrja e të cilave janë këto pyetje që kanë të bëjnë me zogjtë, me shumë hollësi sqaruan se migrimi i dallëndysheve është duke vazhduar dhe se do të zgjasë deri në fund të prillit, duke theksuar se për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturës, janë vërejtur edhe zogjtë e ngordhur. Sidoqoftë, qëndrimi dhe shpjegimi i tyre i bazuar shkencërisht për këtë rast nuk u intereson njerëzve të lartpërmendur, deklaratat e të cilëve janë thjeshtë një ilustrim i kontaminimit shumë më masiv të opinionit publik.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se bashkëbiseduesit në reportazhin e përmendur janë persona të rritur që në këtë rast është e qartë se janë viktima të një manipulimi të opinionit publik që ka prapavijën e vet.
Kur Senati Spanjoll ratifikoi protokollin aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ishte e sigurt që deri në fund të marsit Maqedonia do të bëhej zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës Ushtarake të Atlantikut të Veriut. Më vonë, kur qeveria maqedonase dorëzoi dokumentet e hyrjes në Uashington në përputhje me protokollet e anëtarësimit, u njoftua se Maqedonia e Veriut do të bëhej zyrtarisht anëtare e plotë e NATO-s me 27 mars. Është e rëndësishme të theksohet se procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO ishte objektivi i obstrukcioneve të ndryshme, më efektivet prej të cilave ishin lajmet e rrejshme të cilat në mënyra të ndryshme duhej të parandalonin anëtarësimin e vendit në aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë.
Tre ditë para zyrtarizimit të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, më 25 mars, fillon një fushatë masive në rrjetet sociale për atë se si shëndeti i qytetarëve është ekspozuar ndaj rrezatimit të dëmshëm të teknologjisë 5G. Në kontekstin e këtij narracioni të rrejshëm, u keqpërdor edhe informacioni se anëtarësimi në NATO nënkupton edhe përmbushjen e të gjitha standardeve të organizatës, përfshirë këtu edhe vendosjen e komunikimit të sigurtë përfshirë edhe 5G teknologjinë nëse është e vendosur në cilin do shtet-anëtare të Aleancës.
Më 25 mars, në trafikun e internetit u përhap lajmi me titullin “SHBA përmes rrjetit 5G po transmeton koronavirusin“. Artikulli me titull identik është publikuar në portalin mn.mk ku lajmi nga titulli përfundon me fjalët “DO TË ZHDUKET DJALLI DHE SHËRBETORËT E TIJ DHE DO TË VIJË PARAJSA NË TOKË DHE NJËKOHËSISHT MAQEDONIA DO TË KTHEHET NË GJENDJEN FILLESTARE, SHTET I PARAJSËS SË PERËNDISË. AMIN!!” konkludon njëfarë Aleksandar Xhepovski i cili është nënshkruar si autor i këtij teksti. E njëjta përmbajtje nga i njëjti autor disa orë më vonë është marrë nga think.mk.
Më 26 mars, FB grupi “Farmeri” (Fermerët) postuan një foto me zogj të ngordhur duke pyetur nëse dikush e dinte se çfarë po ndodhte me zogjtë. Vijojnë komente mes të cilave ka edhe të tilla se shkaku i ngordhjes së zogjve është teknologjia 5G. Postimi i këtij grupi dhe komentet me theks në teknologjinë 5G janë “frymëzimi” për “hulumtimin gazetaresk” të 16 portaleve, disa prej të cilave janë të njohura për publikun për narracionet e tyre anti-NATO dhe plasimin e shpeshtë të lajmeve të rreme. Titujt me variacione të vogla duken kështu: “ÇFARË PO NDODH?: Murtajë e zogjve nëpër Maqedoni – fermerët alarmojnë për rrezik” Portalet në vijim ishin pjesë e këtij narracioni dezinformues: (1) Bregalnicki.mk; (2) Infomax.mk, (3) Denesen.mk, (4) Vesnik.com, (5) Republika.mk, (6) Skopje24.com.mk, (7) Vecer.mk, (8) Kurir.mk, (9) Ulica.mk, (10) Think.mk, (11) Skopje1.mk, (12) Shilomagazine.com.au, (13) Objektivno24.mk, (14) Novlist.mk, (15) 4news.mk , and (16) Dubai-portal.com.mk.
Dhe, nëse më 26 mars postimet ishin në nivelin e një dileme rreth asaj se çfarë po ndodh me zogjtë, me 27 mars, ditën e zyrtarizimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, rreth dëmeve nga 5G teknologjia, nuk ka më dilema. Puls24 publikoi tekst të titulluar “Do të jetë më tragjike se Çernobili – një opinion mbi teknologjinë 5G“, ku në bashkangjitje ka një video të marrë nga një burim i njohur i teorive konspirative Dejvid Ajk. Postimi i njejtë është vërejtur edhe në njëfarë portali news33.tv, ku ato i referohen një video me përkthim në sërbisht, në të cilën një mjek Tomas Kouan shpjegon se koronavirusi është rezultat i teknologjisë 5G. Videoja u hoq nga administrata e YouTube për shkak të shkeljes së rregullave.
Narracioni që teknologjia 5G është fajtore për gjithçka, në të njëjtën ditë u intensifikua përmes publikimit të një lajmi të vjetër nga viti 2018 me titullin “Makedonski Telekom aktivizon rrjetin testues 5G në Maqedoni”, lajmi është i vërtetë, por në publikimin e 27 marsit askund nuk theksohet se është lajm nga viti 2018, por është plasuar si diçka që po ndodh tani dhe për momentin. Me këtë opinionin e çon drejt përgjigjes së dilemave të publikuara një ditë më parë në lidhje me misterin e ngordhjes së harabelave ose origjinën e koronavirusit. Këtë reaktualizim “aksidental” të lajmit nga viti 2018 e kanë bërë edhe bulevar.mk edhe makedonskivesnik.mk
Për të arritur në kulmin e operacionit, portali skopje1.mk të njëjtën ditë në jehonën e konspiracionit të përhapur për teknologjinë 5G, aksidentalisht ..!? publikon një tjetër titull të vitit 2019 “Stoltenberg: Shtetet që do të bëhen anëtare të NATO-s si Maqedonia duhet të kenë një rrjet 5G“. Në vazhdimësinë e së njëjtës fushatë, në të njëjtën ditë Infomax.mk, Dubai-portal.com.mk publikojnë titullin “RREZATIMI NGA 5G QENKA I DËMSHËM: Sllovenia ndërpreu vendosjen e teknologjisë 5G” ose “Zvicra ka ndaluar projektin 5G për shkak të shqetësimeve për shëndetin e qytetarëve të saj”
Ditën e ardhshme, me 28 mars, u publikuan edhe pesë dezinformata të ngjashme. Në total, në vetëm tre ditë nga 25 deri në 28 mars, u regjistruan 32 “lajme” të tilla në 24 portale të ndryshme, nga të cilat disa artikuj lajmesh me përmbajtje të tillë u publikuan disa herë gjatë tre ditëve kritike të kësaj fushate dezinformuese.
Rrjetet sociale një mjet i fuqishëm për përhapjen e lajmeve të rreme
Për t’u fituar efekti i dëshiruar i fushatës dezinformuese, paralelisht me publikimet e lajmet të rrejshme vendosen në funksion edhe grupet e FB dhe profilet individuale. Portalet që publikojnë lajme në këtë mënyrë arrijnë një numër të konsiderueshëm të shpërndarjeve në faqet e tyre të FB.
Më 27 dhe 28 mars, krijohen dy grupe të FB – Стоп за 5Г.мк (Stop për 5G.mk) dhe Стоп за 5Г мрежата во Македонија (Stop për rrjetin 5G në Maqedoni). Rekrutohen shumë shpejtë pothuajse 10.000 ndjekës. Postohet gjithçka në frymën e gënjeshtrave dhe manipulimeve. Imazhet manipuluese në lidhje me teknologjinë 5G të publikuara në profile individuale kanë sukses të arrijnë 3.400 shpërndarje individuale në FB.
Aktivitetet në rrjetet sociale pasohen nga inicimi i dy peticioneve kundër teknologjisë 5G përsëri në ditën kritike të 27 marsit, kur anëtarësimi i Maqedonisë në NATO bëhet zyrtar. Peticionet “СТОП ЗА 5G ВО МАКЕДОНИЈА!!!” (STOP PËR 5G NË MAQEDONI) dhe “STOP ZA 5G“ (STOP PËR 5G), gjithashtu marrin më shumë se 18.000 nënshkrime në një kohë të shkurtër.
Dhe kështu … vetëm në pak ditë, fushata e intensifikuar dezinformuese nxiti një revolucion të vogël të opinionit publik. Anketa e kolegut tonë nga Çeshinova nga fillimi i këtij teksti është një ilustrim i qartë i efekteve të fushatave të tilla dezinformuese, qëllimi parësor I të cilave ishte minimizimi dhe diskreditimi i një ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut siç ishte ai i 27 marsit, kur shteti u bë anëtari i 30-të i NATO-s.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT