PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Robert F. Kenedi, Junior: Vaksina kundër Kovid duhet të shmanget me çdo kusht

Antivakser i famshëm dhe teoricien konspiracioni përhap informacione të pasakta në lidhje me vaksinat kundër KOVID-19.Më 7 dhjetor, portali Sloboden svet publikoi teskt me Robert F. Kenedi, Junior: Vaksina kundër Kovid duhet të shmanget me çdo kusht. Përmbajtja paraqet një mesazh urgjent nga Robert F. Kenedi Junior – djali i Prokurorit Publik të SHBA-së i cili shërbeu gjatë presidencës së vëllait të tij, Presidentit Kenedi.

Mesazhi është se vaksina kundër KOVID-19 duhet të shmanget me çdo kusht. Sipas Kenedi, këto vaksina të reja paraqesin një krim kundër njerëzimit, sepse gjenerata e fundit e vaksinave të pa verifikuara mARN (mRNA) intervenojnë direkt në materialin gjenetik të pacientit dhe ndryshojnë materialin individual të tij gjenetik. Dhe kinse më tej efektet e vaksinës nuk do të mund të trajtohen thjesht duke hequr toksinat nga trupi i njeriut, ashtu si tek njerëzit me defekt gjenetik si sindroma Daun, sindroma Klinefelter, sindroma Turner, ndalimi i sëmundjes gjenetike të zemrës, hemofilia, fibroza cistike, Sindroma Rett, etj., sepse defekti gjenetik ishte i përjetshëm.

FAKT/E

Portali publikon një tekst pa kontrolluar vërtetësinë e përmbajtjes së mesazhit të pretenduar të Kenedi. Gjegjësisht, pretendimi i Robert F. Kenedi Junior të cilin e transmeton portali është i pasaktë. Ky pretendim i tij ka qenë viral që nga shtatori, kur edhe u demaskua, gjegjësisht u vlerësua si i pasaktë nga verifikuesi argjentinas i fakteve chequeado.com.

Nuk është e vërtetë që vaksinat shkaktojnë probleme në ADN-në e njeriut. Mark Linas, një vizitor-hulumtues në grupin e Aleancës së Shkencave në Universitetin Cornell në SHBA, për Reuters spjegoi se asnjë vaksinë nuk mund të modifikonte gjenetikisht ADN-në e njeriut.

Nuk është asgjë më shumë se një mit, shpesh i përhapur qëllimisht nga aktivistë kundër vaksinimit për të krijuar konfuzion dhe mosbesim“, tha Linas. Ai shtoi se: “modifikimi gjenetik do të përfshinte futjen e qëllimshme të ADN-së së huaj në bërthamën e një qelize njerëzore, ndërsa vaksinat thjeshtë nuk e bëjnë këtë….Për sa i përket vaksinave të ADN-së, ADN nuk integrohet në bërthamën e qelizës, që do të thotë se nuk është një modifikim gjenetik.”

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegon se këto lloje të vaksinave janë të sigurta, ndërsa rregullatori amerikan tashmë ka konfirmuar se vaksina Pfizer/BioNtech (bazuar në mARN) është 95% efikase, duke hapur rrugën për miratimin e saj për përdorim emergjent.

Për atë se si Kenedi u bë një “super përhapës” i mashtrimeve për KOVID-19, vaksinat, 5G dhe të tjera ka shkruar The Globe and Mail kanadian. Robert F. Kenedi Junior ishte dikur një ekologjist i njohur, por pikëpamjet e tij anti-vaksinuese dhe teoritë e konspiracionit e bënë atë magnet për dezinformata gjatë pandemisë. Dikur konsiderohej si hero për shkak të punës së tij disavjeçare si avokat për mjedisin jetësor, ai ka fituar mbështetje të madhe në rrjetet sociale dhe është një nga “super përhapësit” më të mëdhenj të dezinformatave lidhur me mjekësinë. Ashtu si teoricientë të tjerë të konspiracionit, ai u bë i njohur gjatë pandemisë duke përshtatur mesazhet e tij kundër vaksinave që t’i përshtaten krizës, duke fajësuar në mënyrë të gabuar Bill Gates për sigurinë e rrjeteve telekomunikuese 5G.

Kenedi Junior është një nga kundërshtarët kryesorë të vaksinave“, tha Tim Kolfild, profesor i të drejtës shëndetësore dhe politikës shkencore në Universitetin e Alberta. “Ai ka një farë kredibiliteti për shkak të emrit të tij dhe punës së tij në fushën e ekologjisë, kështu që ka më shumë të ngjarë të konsiderohet një burim i besueshëm.”

Duke shfrytëzuar shqetësimin dhe trazirat shoqërore të shkaktuara nga virusi, antivakserët gjithnjë e më shumë po përqendrojnë vëmendjen e tyre në KOVID-19. Sidomos tani, në periudhën e miratimit dhe fillimit të vaksinimit kundër KOVID-19, dezinformatat i këtij lloji munden vetëm të dëmtojnë dhe komplikojnë procesin e ballafaqimit me pandeminë. Publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se vaksinat i nënshtrohen kontrollit nga rregullatorët në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e tyre përpara se të miratohen për përdorim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.