Media të caktuara te ne në kohën e fundit janë në kërkim të lajmeve me të cilat do të hidhet njollë mbi Bill Gejtsin dhe tentimet e tij që nëpërmjet vaksinimit të popullatës të prevenohen sëmundjet e numërta të cilat përhapen në botë. Lajmet e këtilla janë të shpeshta në këto kohë kur bota po përballohet me pandeminë e koronavirusit.

Portali, Popara.mk më 25 prill të vitit 2020, publikoi lajm me titull: SKANDAL: ASNJË NGA TRE FËMIJËT E BILL GEJTS NUK JANË TË VAKSINUAR!!

Së pari bëhet fjalë për lajm i cili për herë të parë është publikuar më 07 shkurt të vitit 2018 në portalin yournewswire.com. Bëhet fjalë për sajt i cili është i njohur për publikimin e  lajmeve të rreme, përderisa nga ana e Institutit për Studime Mediale “Poynter”, është shpallur si “një nga dezinformatorët më famëkeq në Internet“,.

Në tekst thuhet se mjeku privat i familjes të Bill Gejts, pa treguar emrin e tij, në simpozium në Sietll, i cili është mbajtur pas „dyerve të mbyllura„ ka thënë se: Bill Gejts nuk ka lejuar vaksinimin e asnjërit nga tre fëmijët, me justifikimin “janë mirë kështu si janë, nuk u duhen vaksina”. Data se kur është mbajtur simpoziumi nuk është dhënë. Përveç kësaj asnjë fakt tjetër nuk është dhënë me të cilin mund të mbështeten pretendimet e tilla.

Më 22 shkurt të vitit 2018, bashkëshortja e Bill Gejts, Melinda Gejts në Instagram shkruajti se, në kohën kur është lindur djali i parë i saj, Jen, mbi 800.000 fëmijë vdiqën nga rotavirusi, sëmundje e mjekueshme e cila mund të prevenohet.

“Më thyhej zemra të shoh fëmijën tim se si sëmuret duke e ditur se ilaçi mund ta shërojë, vetëm nëse arrihet deri te ai. Ky ishte moment sqarues për mua. Asnjë fëmijë nuk guxon të vdesë nga sëmundje e cila mund të prevenohet. Bill dhe unë kushtuam jetën tonë në zvogëlimin e numrit të rasteve të tilla„.

Përderisa në lidhje me pretendimet se fëmijët e familjes Gejts, nuk janë të vaksinuar, Melinda Gejts, më 19 prill të vitit 2019 në rrjetin social Fejsbuk shkruajti se që të tre fëmijët e tyre janë të vaksinuar.

“Që të tre fëmijët e mi janë tërësisht të vaksinuar. Vaksina vepron. Dhe, kur më pak persona do të vendosin që ti pranojnë, atëherë gjithë ne bëhemi më të ndjeshëm nga sëmundjet“, shkruajti Melinda Gejts.

Bill dhe Melinda Gejts deri më tani kanë shpenzuar miliardë dollarë për hulumtim, zhvillim dhe dërgimin e vaksinave për fëmijë në mbarë botën. Qëllimi i tyre është të „prevenojnë më shumë se 11 milionë raste vdekjesh, 3,9 milionë raste të invaliditetit dhe 264 milionë sëmundje deri në vitin 2020.

Bill dhe Melinda kanë tre fëmijë të cilët janë lindur në 1996, 1999 dhe vitin 2002.

Ky është shembull i dukshëm i lajmit të rremë i cili transmetohet nga burim i dyshimtë dhe në të cilin përdoren gjysmë të vërteta që gënjeshtra të duket e vërtetë.

 

Kontrollo para se të shpërndash!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.