PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal i tekstit: Qytetarët paralajmërojnë – keni kujdes fëmijët tuaj në Maxhari!

Një histori mediatike e fabrikuar, duke manipuluar instinktin prindëror, sulmoi audiencën maqedonase. E krijuar në Facebook, e transmetuar përmes një grupi të mediave, pa kontrolluar faktet dhe burimet, spekulimet kanë fituar statusin e një senzacioni mediatik. Historia filloi nga profilet e paverifikuara të Facebook-ut të cilat në mënyrë të orkestruar u morrën nga një grup i mediave.

Sipas mënyrës se si është plasuar, jep përshtypjen se bëhet fjalë për një skemë të orkestruar mirë të krijimit dhe shpërndarjes së spekulimeve, që shëndërrohet në „të vërtetë“ mediatike, e marrë biles edhe nga televizionet, gjë që tregon qëllimin e qartë –shkaktim i ankthit në mesin e qytetarëve dhe krijimin e panikës.

Link deri te artikulli origjinalhttps://republika.mk/vesti/skopje/gragjanite-predupreduvaat-vnimavajte-na-vashite-deca-vo-madzari/

Portale të tjera të cilat publikuan lajmin:

https://vesnik.com/node/8420

https://vecer.mk/node/5536

http://www.mkdnews.com/2019/02/gragjanite-predupreduvaat-vnimavajte-na-vashite-deca/

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Cilat janë ato burime që kanë njohuri se objektivi i ardhshëm do të jetë pikërisht ajo lagje? Pse rrëmbyesit do të tregonin se ku është objektivi i tyre i ardhshëm? T’i paralajmërojnë qytetarët? Pse do t’i paralajmëronin qytetarët nëse qëllimi fillestar është të dëmtojë? Si të analizohet një lajm i këtillë kur është publikuar në bazë të burimeve jovalide?

 

Mediat me vetëdije manipulojnë publikun duke e thirrur MPB-në që të intervenojë, duke i anashkaluar  dhënat zyrtare të tyre, të cilat thonë se nuk ka asnjë raportim për lëvizje të personave të dyshimtë dhe çfarë do lloj ngjarjeje të çuditshme në terren.

Krijimi i një narracioni të këtillë në një temë kaq të ndjeshme, synon të futë shqetësim te qytetarët, t’i minojë institucionet, duke i paraqitur si të paaftë apo madje edhe kriminalistike dhe me këtë të shkaktojë mosbesim në këtë sistem.

E gjithë kjo, është një mënyrë me të cilën lajmet e rrejshme dhe dezinformacionet ndikojnë mbi qytetarët dhe perceptimin e tyre për shoqërinë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.