Titulli origjinal: Zaharova paralajmëron se në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë po kryhen aktivitete me karakter “Shqipëria e Madhe”
Më 10 dhjetor 2020, në hapësirën mediatike maqedonase u publikuan tekste se Rusia paralajmëron për formimin e një “Shqipërie të Madhe” në Ballkan, gjegjësisht sipas Zaharova, Tirana, Shkupi dhe Prishtina kanë qëllimin përfundimtar promovimin e idesë së Shqipërisë së Madhe.
Lajmi fillimisht u publikua nga portali MKD.MK me titull: Zaharova paralajmëron se në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë po kryhen aktivitete me karakter “Shqipëria e Madhe”Pastaj pasuan edhe publikimet nga portalet expres.mk, emagazin.mk , infomax.mk.
Këto përmbajtje janë marrë nga deklarata e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, deklaratë e cila u publikua në llogarinë zyrtare në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Rusisë: Vërehet aktivitet i shtuar në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë me një karakter të theksuar të “Shqipërisë së Madhe. Bëhet fjalë për një përpjekje për të krijuar gradualisht një ‘hapësirë të përbashkët shqiptare’ jashtë realitetit ligjor”.
Ky reagim i Rusisë vjen pas nënshkrimit të një memorandumi për fillimin e një konference për të gjitha komunat e populluara nga shqiptarët. Memorandumi i referohet avancimit të bashkëpunimit të vetëqeverisjeve lokale, por gjoja në realitet kjo qenka një përpjekje për të krijuar një hapësirë panshqiptare, duke injoruar sovranitetin territorial dhe kufijtë e shteteve të njohura ndërkombëtarisht.
Bëhet fjalë për deklaratë zyrtare nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e cila shpreh qëndrimin mbi memorandumin e nënshkruar në Tiranë më 27 nëntor 2020.
Gjegjësisht, bëhet fjalë për Kongresin e parë të nënshkruar Kombëtar të Autoriteteve Lokale Kosovë – Shqipëri. Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, në takimin me Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj, në Tiranë, formalizuan përmes një nënshkrimi nisjen e Kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave/bashkive. Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes komunave në Republikën e Kosovës dhe bashkive në Republikën e Shqipërisë. Zëvendëskryeministri Tahiri ka theksuar rëndësinë e kësaj nisme, e cila, sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare. “Përveç aspektit institucional, ky lloj bashkëpunimi, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian”, ka thënë Tahiri.Siç mund të shihet, nuk ka asnjë përfaqësues zyrtar të Maqedonisë së Veriut në takimin në të cilin u nënshkrua memorandumi, e as nuk është nënshkruar memorandumi nga pala maqedonase.
Përkundër faktit se kjo është një iniciativë për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke futur termin “Shqipëria e Madhe” Zaharova spekulon dhe manipulon pabazë publikun. Kjo nuk është hera e parë që Rusia përdor termin “Shqipëria e Madhe” në komunikatat e saj, në mënyrë që të shkaktojë tensione ndëretnike në Ballkan.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT