Manipulimet përmes internetit dhe taktikat e dezinformimit gjithnjë e më shumë fitojnë në peshë në shekullin e XXI. Dezinformatat janë një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohemi. Ato përdoren si një mekanizëm i fuqishëm. Hulumtimet në nivel botëror, tregojnë se së paku 18 vende gjatë viteve të fundit  janë ballafaquar me sindromin “lajme të rrejshme” duke e përfshirë këtu edhe SHBA. Nga ky trend global nuk është përjashtuar as Maqedonia.Lajmet e vërteta, të përgatitura konform standardeve të gazetarisë dhe etikës, kanë për qëllim të investigojnë, të detektojnë dhe ta informojnë publikun për ngjarje të vërteta. Lajmet e rrejshme kanë për qëllim ta joshin publikun të lexojë dhe njëherësh të realizohen synimet financiare, politike, si dhe synimet e tjera.Interneti, si një rrjet global, e mundësoi ekzistimin e shumë faqeve të rrejshme në internet. Këto faqe interneti promovohen në tregun global në vende siç është Gjermania, Indonezia dhe Filipinet. Sipas hulumtimit të IT specialistëve, një pjesë e madhe e faqeve onlajn, të cilat prodhojnë dhe promovojnë lajme të rrejshme, burojnë nga Rusia, Rumania, megjithatë nuk përjashtohet as vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Interneti ka përmasa globale, e që është një pengesë gjatë përpjekjeve që të rregullohen mediat onlajn në korniza rajonale.Në Maqedoninë e Veriut, interneti dhe mjedisi mediatik onlajn, sipas të dhënave zyrtare, zhvillohet me shpejtësi dhe me një ritëm mjaft intensiv. Si shkaqe të cilat e vënë në dukje këtë trend, theksohen: interneti lehtësisht i aksesshëm ose më qartë - internet i shpejtë, teknologjia me kosto të ulët, por edhe infrastruktura e mirë për komunikim në internet.Sipas të dhënave të Entit shtetër për statistikë, në tremujorin e parë të vitit 2018, 79.3% të amvisërive kanë pasur akses në internet nga shtëpitë e tyre. Pjesëmarrja e amvisërive sipas llojit të vendbanimit me internet fiks brez-gjerë në numrin e përgjithshëm të amvisërive është 70.4% në vitin 2018. Në tremujorin e parë të vitit 2018, nga numri i përgjithshëm i popullsisë, në moshë prej 15 deri në 74 vjeçare, kanë shfrytëzuar internet 79.2%, ndërsa 68.7% e kanë shfrytëzuar çdo ditë ose thuaja se çdo ditë. Telefoni mobil ose telefoni i mençur ishin mjetet më të shfrytëzuara për akses në internet tek shfrytëzuesit e internetit në këtë periudhë, ndërsa më së shumti tek personat në moshë prej 15 deri në 24 vjeç (91.8%).Historia edhe më herë i ka detektuar thashethemet dhe storjet e fabrikuara, të plasuara në media. Ato janë të dokumentuara. Epoka digjitale dhe teknologjia e sofistikuar sjell diçka tjetër:

  • ndotje të hapësirës në nivel global

  • sistem kompleks të krijimit, përhapjes dhe konsumimit të lajmeve të rrejshme

  • përmbajtje dhe teknika të shumta të cilat e plotësojnë dhe begatojnë përmbajtjen e lajmit të plasuar të rrejshëm

  • shumë platforma të cilat e riprodhojnë përmbajtjen

  • sisteme intensive dhe dinamike të komunikimit që shfrytëzohen për përhapje të shpejtë të lajmit dhe përforcuesve të tij.

Studimi “Liria e Internetit” si media globale në vitin 2017, i implementuar në 65 vende nga Fridom Haus, zbuloi të dhëna interesante. Sipas këtij hulumtimi, madje 30 qeveri shfrytëzojnë një lloj manipulimi, me qëllim që t’i çrregullojnë informatat të cilat përhapen përmes këtij rrjeti global. Shifrat për çdo vit shënojnë rritje, ndërsa interneti nuk ka kufi. Taktikat e manipulimit i përfshijnë komentet me pagesë, trolls dhe të a.q. bots dhe lajme të rrejshme.Partitë politike ose grupe tjera të interesit, qeveritë, madje edhe lëvizjet ose organizatat të cilat përhapin teori të rrezikshme, punësojnë një armatë “opinione për opinionin”. Lajmet e rrejshme shfrytëzohen si mekanizëm nga protagonistë të fuqishëm politikë dhe nga protagonistë të tjerë, me qëllim që të diskreditojnë dikë apo diçka dhe nga kjo të fitojnë pikë politike. Kjo, tek publiku, manifestohet si një ndarje e theksuar, me ç’rast madje edhe anëtarët e një familje të njëjtë nuk mund të bisedojnë për politikë, meqë falë lajmeve të rrejshme kanë perceptime të ndryshme mbi realitetin. Mediat sociale dhe rrjetet sociale, përmes platformave të tyre sigurojnë megafonë me të cilët komunikojnë dhe i joshin ithtarët e tyre.Storjet e fabrikuara shpërndahen dhe komentohen në rrjetet publike. Është dëshpërues fakti që dezinformatat shumë më shpejtë dhe shumë më lehtë e bindin publikun në “vërtetësinë” e tyre sesa mediat relevante. Ato depërtojnë thellë. Publiku nuk është në gjendje që çdoherë të bëjë distinksion të së vërtetës, nga e ajo që është fabrikuar. Lajmi i rrejshëm deri tek publiku prej 1500 njerëzve mesatarisht arrin gjashtë herë më shpejtë sesa lajmi i vërtetë. Kjo vlen për të gjitha gjinitë duke filluar nga lajmet e biznesit, terrorizmi, luftërat, shkenca, teknologjia dhe deri në argëtim. Është interesante të theksohet edhe ajo se sukses më të madh shënojnë storjet politike. Këshilli i Etikës në mediat e Maqedonisë, në tre vitet e kaluara (2014-2017) vë në dukje se standardet etike dhe profesionale, më së shumti i cenojnë mediat onlajn në nivel prej 79%. Të dhënat e fabrikuara nuk i anashkalojnë as mediat e tjera, kështu që tek mediat elektronike shkalla është 12,6%, ndërsa tek mediat e shkruara 8%. Përveç ndikimit të drejtpërdrejt, ndotja me lajme të rrejshme ka edhe ndikim të tërthortë. Implikimet vështirë mund të maten. Plasmani i lajmeve të rrejshme ka edhe ndikim afatgjatë.Një pjesë e madhe e hulumtimeve zbulojnë se mediat në Evropë dhe Amerikën Veriore janë përplot me storje, të cilat e vënë në dukje ndërhyrjen ruse në politikat vendore. Analizat vënë në pah se një pjesë e madhe e fushatave për “lajme të rrejshme” organizohen nga Moska. Nga ana tjetër, pala ruse u kundërvihet pohimeve të “lajmeve të rrejshme” të drejtuara kundër tyre. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë madje planifikon të hap një pjesë të re në ueb-faqen e saj, që do t’i përkushtohet ekspozimit të “lajmeve të rrejshme” dhe “gënjeshtrave” për Rusinë. Që të eliminohet ndikimi i dezinformatave nevojitet:
  • të detektohen njerëzit të cilët i bëjnë lajmet dhe motivi i tyre

  • cili është qëllimi i mesazhit

  • cilët janë interpretuesit që e transmetojnë, si dhe në ç’mënyrë i japin vlerë thelbësore

Lajmet e rrejshme janë një kërcënim i vogël, por kërkojnë kujdes më të madh. Njëra nga mënyrat e luftimit të këtyre dukurive negative të plasimit të lajmeve të rrejshme janë përpjekjet e gazetarëve profesionistë dhe mediave t’i demaskojnë faqet e këtilla të internetit, me ndihmën e mekanizmave kryesore të gazetarisë, përkatësisht me konsultimin e më shumë burimeve të informacionit, përmes prezantimit të panoramës dhe kontekstit të plotë, si dhe përmes kontrollit të fakteve të cilat theksohen në tekstet gazetareske. Taktika tjetër është edukimi mediatik. Ajo duhet të inkorporohet në sistemin arsimor që në moshë të re.Viki Ristoska Çadikovska,Master në FON në temën “Lajmet e rrejshme në funksion të marketingut politik në RM”Gazetare me përvojë shumëvjeçareReferencat:http://www.stat.gov.mk/pdf/2018/8.1.18.29.pdfhttps://freedomhouse.org/report/freedom-net/freedom-net-2017http://news.mit.edu/2018/study-twitter-false-news-travels-faster-true-stories-0308http://semm.mk/komisija-za-zalbi-4/statistichki-pregledi/602-2018-2https://euobserver.com/political/143612https://www.rferl.org/a/russia-putin-signs-fake-news-legislation/29828242.html
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.