PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Historia është e tepërt dhe nuk është e nevojshme: Qëndrim shokues i Zaev, mësuesit që do të mbesin pa punë janë të parëndësishëmMë 21 dhjetor të vitit 2020, portali Infomax publikoi tekst me titull Historia është e tepërt dhe nuk është e nevojshme: Qëndrim shokues i Zaev, mësuesit që do të mbesin pa punë janë të parëndësishëm.

Përmbajtja e tekstit i referohet deklaratës së Kryeministrit Zoran Zaev nga konferenca për shtyp më 21.12.2020, duke përcjellë në mënyrë korrekte vetëm një pjesë të saj, por prapë jep konkludimin se, kinse Zaev vazhdon të trondisë publikun maqedonas me politikat e tij me atë që ka theksuar se fuzionimi i lëndëve në shkolla përdoret për të hequr nga arsimi lëndët e parëndësishme dhe të tepërta. Për më tepër, Zaev kinse u ka dërguar porosi mësuesve se nuk është me rëndësi që disa prej tyre mund të humbasin punën, por që nxënësit janë të rëndësishëm.

FAKT/E

Autori i tekstit e shtrembëron plotësisht deklaratën, gjegjësisht përgjigjen e Zaev në një pyetje gazetareske rreth reformave në arsim. Sipas deklaratës së spinuar e ka performuar edhe titullin me të cilin i “mashtron” lexuesit dhe nxit pakënaqësi dhe mosbesim në sistemin arsimor, si dhe në institucionet e Qeverisë në përgjithësi.

Lidhur me reformat në arsim, në mënyrë integrale ua përcjellim përgjigjen e Zaevit në konferencën për shtyp (01:01:50):

 

“Në pjesën e arsimit, unë kam komentuar disa herë, ne duhet të vazhdojmë me reformat, po paraqitet një kohë e re, një kohë moderne e dixhitalizimit dhe modernizimit, të gjithë flasim se reformat në arsimin fillor janë të domosdoshme, ato filluan gjatë kohës së Ministres Deskoska dhe Ministrit Arbër Ademi, tani vazhdon edhe Ministrja Carovska, në rrethana të tilla ajo që i prezantohet publikut është një model mbi të cilin do të hapim debate. Debatet tashmë kanë filluar të organizohen, brenda Qeverisë në vetë institucionet, jashtë Qeverisë etj. Mos harrojmë së pari se arsimi ekziston për hir të nxënësve. Ajo pjesë e debatit ku unë shoh të kapen mësuesit e tanguar, do t’u kërkoj falje, sepse arsimi ekziston për hir të nxënësve. Synimi ynë nuk është të heqim historinë, gjeografinë, biologjinë, fizikën, jo. Fuzionimi nënkupton efikasitet, zvogëlim të përmbajtjes mësimore, të cilat janë të tepërta dhe nuk janë të nevojshme për to, me qëllimin përfundimtar të përfitimit të mundësive shtesë për aktivitete shoqërore-sociale në kuadër të periudhës shkollore të ditës, gjegjësisht periudhës kur fëmijët e kalojnë në shkolla, ndërsa e sigurojmë  edhe jetën e fëmijëve dhe japim me të vërtetë shumë përmbajtje sociale që do të ndikojnë në zhvillimin e karakterit të secilit fëmijë. Edhe një herë theksojmë, nuk po nxitojmë me këtë punë, është e rëndësishme, duhet ta fillojmë sa më shpejtë por do të dëgjojmë me kujdes nga të gjitha që tregojnë për ndryshime të caktuara, sugjerime ose të ngjashme. Këtu është publiku ekspert, këtu janë universitetet tona, këtu janë mësuesit, profesorët, arsimtarët, por natyrisht shërbimet profesionale të Ministrisë së Arsimit, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, shërbimit pedagogjik, dhe të gjitha institucionet tjera relevante dhe të rëndësishme për këtë çështje.

Është e qartë se autori nxjerr konkluzionin e tij të cilin e bazon duke shtrembëruar atë që Zaev thotë në përgjigjen e tij. Kështu që ai konkludimin e tij e përshkruan si një “qëndrim shokues” të Zaev, në mënyrë që të manipulojë publikun dhe të nxisë pakënaqësi dhe mosbesim në institucionet e sistemit. Zaev nuk thotë që historia është e tepërt dhe e panevojshme, dhe as nuk mund të konkludohet nga deklarata se mësuesit që do të humbasin punën janë të parëndësishëm për të.

Edhe Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, me qëllim që t’i përgjigjet reagimeve nga publiku të shkaktuara si rezultat i dezinformatave që qarkullojnë në hapësirën mediatike dhe në rrjetet sociale, jep shpjegime se çfarë nënkuptojnë reformat e ardhshme, dhe për shqetësimin e panevojshëm midis qytetarëve.


Lëndët e integruara nuk janë një risi në arsimin në botë, as në sistemin tonë arsimor (një shembull i tillë është lënda e shkencave natyrore deri në klasën e gjashtë). Hulumtime të shumta tregojnë se programet e integruara mësimorei ndihmojnë nxënësit të dallojnë lidhjet midis dukurive të ndryshme natyrore dhe/ose shoqërore, të ndërlidhin atë që mësojnë me përditshmërinë dhe të zhvillojnë aftësitë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Programet e integruara mësimore nuk do të thotë mësimdhënie me cilësi të dobët, por përkundrazi kanë ndikim pozitiv në arritjet e nxënësve dhe u mundësojnë atyre që të përdorin atë që kanë mësuar përtej fushës së një lënde të caktuar, të përdorin njohuritë e tyre në mënyrë krijuese dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe strategjitë efektive të të nxënit.

Të gjithë mësimdhënësit mbeten në punë sepse numri i përgjithshëm i orëve në programin mësimor nuk është zvogëluar.

Shtrembërimi/deformimi përdoret si teknikë për dezinformim kur dikujt nuk i pëlqejnë faktet. Qytetarët janë të hutuar nga këto “informacione” dhe mashtrohen lehtësisht duke besuar në atë që lexojnë, pa kontrolluar saktësinë e tyre.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.