PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Qeveria e Zaev dhe Filipçe, pa asnjë debat publik dhe konsultë, dje nënshkroi një vendim për të pranuar vaksinën e paprovuar kundër Kovid 19Më 14.07.2020, ditën e heshtjes parazgjedhore, portali Infomax publikoi clickbait tekst në të cilin u spinua informacioni nga seanca e qeverisë, me qëllim krijimin e manipulimeve që Qeveria e Zaev dhe Filipçe, pa debat publik dhe konsultë, nënshkruan një vendim për pranimin e vaksinës së paprovuar kundër KOVID -19.

 

Vegëza deri te artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Në tekstin e publikuar, autori, përmes clickbait titullit paraqet përmbajtjen në të cilën ai rrotullon (spinon) informacionin zyrtar nga seanca qeveritare, dhe bën pretendim manipulues të gabuar që: ”Qeveria e Zaev dhe Filipçe pa debat publik dhe konsultë, kanë nënshkruar vendim për pranim të vaksinës së paprovuar kundër KOVID-10”.

Vaksina e përmendur aktualisht është në fazë e përgatitjes. Cilat janë faktet e vërteta:

“Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda kanë nënshkruar marrëveshje për prokurimin e ardhshëm të 300 milion dozave të vaksinës kundër koronavirusit e cila aktualisht është në zhvillim e sipër,” njoftoi Deutsche Welle. Të gjitha vendet e BE-së do të jenë në gjendje të marrin pjesë në këtë program. Vaksina pritet të zyrtarizohet deri në fund të vitit 2020.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksina „АstraZeneca“, në të cilën po punon Universiteti i Oksfordit, është një nga disa vaksinat që aktualisht janë duke iu nënshtruar vlerësimit klinik. Ndërmarrja farmaceutike „АstraZeneca“ ishte e para që nënshkroi mekanizmin “Covax” për të siguruar qasje globale dhe të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive për KOVID-19, pjesë e Aleancës së Vaksinimit Gavi.

Mekanizmi Covax është një marrëveshje midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës Globale për Vaksina dhe Imunizim me të gjithë zbuluesit potencial të vaksinës, kur ato janë të gatshme, t’i shpërndajnë vaksinat në mënyrë të barabartë në vendet nënshkruese derisa të arrijnë në 20 përqind të popullsisë.

„AstraZeneca“ ka nënshkruar marrëveshje të licencuar për të furnizuar 1 miliard doza të vaksinës për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, me kusht që të sigurojë 400 milion doza deri në fund të vitit 2020.

Në seancën e 76-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua bashkangjitja në “Covax”, prokurimi global i vaksinave për Kovid-19. Në bashkangjitje të informacionit zyrtar thuhet:

Në këtë seancë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi mundësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të bashkohet në prokurimin global të vaksinave për KOVID-19, përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive për KOVID-19, dhe autorizoi Ministrin e Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe për të nënshkruar deklaratën jo detyruese të synimeve për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX, dhe për të marrë pjesë në diskutimet konsultative mbi hartimin dhe parimet e punës së mekanizmit, të cilat do të mbahen më vonë këtë muaj.

Nga kjo mund të shihet qartë se këtu nuk bëhet fjalë për një vendim për të pranuar vaksinë të paprovuar kundër KOVID-19, por për të rishikuar dhe miratuar informacionin për mundësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të bashkohet me furnizimin global të vaksinave për Kovid-19, si dhe autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për të nënshkruar deklaratën jo detyruese të synimeve për t’u bashkuar me mekanizmin Covax dhe për të marrë pjesë në diskutime për konsultime mbi hartimin dhe parimet e punës së mekanizmit.

Teksti i plasuar është një përpjekje për të rrotulluar informacionet zyrtare për të krijuar pretendime manipuluese. Plasimi i dezinformatave mund të kontribuojë në informimin e gabuar të publikut. Përhapja e dezinformatave gjatë një epidemie ose pandemie mund të rezultojë me pasoja serioze.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformues, politikisht të njëanshëm, tendencioz dhe joprofesional.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.