Portali Sputnik është një nga mjetet kyçe në planin strategjik të propagandës ruse. Naracioni në këtë portal është i drejtuar kah nxitja e përçarjeve dhe ndryshimeve, shpërndarja e shpekulimeve dhe dezinformateve, të cilat duhet të shkaktojnë përçarje e cila mund të kalojë në ndonjë formë konflikti. Sputnik është agjecion informativ rus i cili ka origjinën nga RIA Novosti. Në Ballkan agjendën mediale të saj e paraqet edhe nëpërmjet zyrës regjionale – Sputnik Srbija.
Serijali i Sputnik në vend është me të vërtetë i vëllimshëm. Tekstet publikohen në mënyrë të vazhdueshme, me naracione që përsëriten në cikle. Sputnik si bashkëfolës shpesh i përdor Risto Nikovski, Cvetin Çilimanov, Milenko Nedelkovski.
Shqipëria e Madhe; CIA dhe shërbimet e huaja, Grusht shteti, akcentet kryesore të Sputnik para 27 prillit 2017.
Më 06 prill 2017, verzioni serb i Sputnik publikoi teks me theks në teritorin e Shqipërisë së Madhe, në të cilin plasoi tezën në vet titullin: „Kosova plus Maqedonia — „Shqipëria e Madhe“. Sipas Sputnik, kriza aktuele në Maqedoninë e Veriut është imponuar nga jashtë, me qëllim që vendi të federalizohet duke shkëputur Shqiptarët. Vetëm disa ditë pas këtij teksti, Sputnik Srbija më 26 prill 2017, publikoi tekst me titull „Vallë CIA qëndron pas konfliktit në Maqedoni“ duke aluduar në mundësinë potenciale për incidente të rreja të ngjajshme si ai i Kumanovës në 2015. Narracioni për ndikimin e huaj ishte i përdorur shpesh në disa tekste të Sputnik 2017. Ata nxehën edhe scenarion për grusht shteti i cili në një farë mënyre është paralajmërues i rasteve të 27.04.2017.
Gazetat proruse të orientuara në vend, e pranuan propagandën e Sputnik, duke ndjekur narracionin për gjojase numër i madh i ekstremistëve me sasi të madhe armësh, të cilët nëpërmjet kufirit veriperëndimor kanë hyrë në vend.
Kur nuk përdoret ky naracion, aktivizohet agjenda e migrantëve. Së tejmi, më 03 prill 2017 Sputnik Srbija publikoi „Nëse BE-ja mbështet Zaevin, Shkupi do të fitojë tsunami migrantësh“.
SHQIPËRIA E MADHE PËRDORET NË TË GJITHË CIKLET
Shqipëria e Madhe përdoret vazhdueshëm, dhe zgjerohet në konceptin e saj si rrezik për gjithë regjionin. Thuajse në të gjithë ciklet, propaganda për Shqipërinë e Madhe përdoren si burre sekrete me barrut, e cila ndizet sipas nevojës. Në artikujt e tyre, vazhdueshmërisht përfundojnë se statusi i Shqiptarëve në përgjithësi e fokuson drejtimin e vendit, duke imponuar momentin e qëndrueshmërisë në formë pyetësore.
Naracioni për Shqipërinë e madhe pasurohet në konceptin e Llazanskit, sipas të cilit Amerika furnizon me armë Shqipërinë.
Strategjikët e Kremlinit në vend, vazhdueshmërisht nëpërmjet publikimeve të tyre pretendojnë të plasojnë çështjet etnike dhe politike të lidhura me pakicën shqiptare si pjesë e aspiracioneve për antarësim në NATO.
Sputnik pa u meduar dy herë pretendon se Shqiptarët janë arsyeja e destabilizimit të Maqedonisë.
Naracioni me fokus në Shqipërinë e Madhe u servua edhe nëpërmjet ministrit serb për mbrojtje Vulin.
Në agjendën për këtë scenario, më e freskët është përshëndetja e presidentit të rri Stevo Pendarvoski, e cila u prezantua në drejtim të prirjes së politikës së Maqedonisë Veriut kah Kosova më 06.05.2019.
Harta e Shqipërisë së Madhe, shpesh është në lojën e Sputnik duke vënë theksin në vend.
Problemi i Shqipërisë së Madhe, madje lidhet edhe me hyrjen e Maqedonisë të Veriut në Nato.
FOKUSI RUS: PERËNDIMI PO KRIJON SCENARIO PËR DESTABILIZIM
Më 02.02.2017 Sputnik përshkruan krizën me titullin në vijim: „Moska: Maqedonia është nën ndikim e të huajve“ duke pretenduar se Perëndimi në mënyrë të planifikuar nxit krizën në vend.
Аmerika e ndez Ballkanin, analizon Milenko Nedelkovski për Sputnik, sipas të cilit kjo është scenario e planifikuar për destabilizim të Europës. Në analizën e tij si mbështetje përfshin masakrën e liqenit të Smilkovës, tensionet në Kumanovë, madje plason edhe scenario për terorizëm në maratonin shkupjan.
Përveç Amerikës në scenarion e propaganës është e përfshirë edhe BE-ja, për të cilën analizohet se është tolerante për kontrabandën e armëve.
Në naracionit e tij, Sputnik thuajse çdoherë lidhë Perëndimin me krizën në vend.
AS KISHA NUK HIDHET POSHTË SI MUNDËSI
Propaganda nuk lë anash edhe ndikimin e kishës. Qëllimi i kësaj strategjie afatgjate është që të rrisë ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe të nxitë probleme në integrimin në NATO të vendit tonë.
Rusia në mënyrë të kujdesshme, si ndërr llupë ndjek çdo moment i cili zhvillohet në relacionin KOM-KOS. Më 27.05.2019 publikoi tekstin „Vallë po pregatiten ndryshime të mëdha në problemin mes Kishës jokanone ortodokse Maqedonase dhe asaj Sërbe“, në formë pyetësore në vetë titull.
Më herët, në disa pjesë, Sputnik theksonte autoqefalitetin e KOM si problem në të cilin duhet bërë kujdes.
Kremlini bindshëm pretendon se Maqedonia e Veriut është vend i vogël me rëndësi minore për NATO-n. Mirëpo, përkundër kësaj teze, investoi shumë mund që të humbë mundësinë vendi për kyçje në aleancën. Atë që mund të vërrejmë është se trendet e propagandës më së fuqishmi aktivizohen para eventeve të rëdësishme, zgjedhjeve, vizitave të personave të rëndësishëm, sjellje të vendimeve dhe të ngjajshme, që dëshmon faktin se të gjithë ndodhitë po ndiqen me kujdes.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT