Standardet e dyfishta të mediave në lidhje me sulmet teroriste
Në serial prej tre pjesësh, sqarojmë mënyrën në të cilën mediat mbuluan sulmet teroriste mbarë botës dhe si mediat ndikuan mbi masat e popujve duke shpërndarë lajme të rreme dhe dezinformata. Mediat perëndimore madje u kritikuan për qasjen e njëanshme gjatë mbulimit të sulmit terrorist në Zelandën e Rre, duke e bërë të dukshëm standardin e dyfishtë të mediave ndërkombëtare. Mirëpo së pari duhet të kuptojmë psikologjinë që qëndron pas dhunës ekstremiste në të gjithë format e saj.
Qasja e shëndetshme mentale drejt dhunës ekstremiste
Aspekti psikologjik I radikalizmit nuk është asgjë e rre për përdoruesit e pve /cve world. Deri më tani shumë mjete janë përdorur për të përshtatur aspektet e dhunës në procesin e radikalizimit, por prap së prap është e qartë se ky proces është mjaft i komplikuar. Politikanët, palët e interesuara, praktikantët nuk lën asnjë gurr pa përmbysur për të gjetur përgjigjen e vërtetë të saj pse dikush bëhet I dhunshëm, e dikush jo, por të kërkohet përgjigje unanime jo vetëm që do të ishte pretencioze, por do të ishte edhe e rrezikshme, sepse nuk mund të harojmë se njerëzit janë të ndryshëm, dhe për këtë shkak metoda nuk mund të jetë e principit “një madhësi që konvenon për të gjithë“. Përderisa praktikantët janë të fokusuar të sqarojnë çregullimet mentale siç janë depresioni, PTSN, madje dhe shizofrenija si faktorë të cilët zhvendosin njerëzit nga vlerat normale, me qëllim që të ndërmarin vepra të dhunshme në emër të ideologjisë së tyre, parashtrohet pyetja vallë jemi shumë të defokusuar nga spektri përfundimtar I çregullimeve mentale, pa u fokusuar në individua. Gjatë hulumtimit të gjendjes mentale të ekstremistëve të dhunshëm, praktikantën kanë tendencë të imagjinojnë hipoteza të ndryshme dhe me këtë të lënë anësh faktin se përballen me persona të cilën janë të bindur në mënyrë joreale se besimet e tyre janë të pastërta dhe vepra e dhunshme është e shenjtë.
Në këtë makinë ka shpirt[1]racional
Gjatë viteve, pyetjet për radikalizmin dhe dhunën ekstremiste u bënë më të llojllojshme dhe me atë ndikuan drejt për drejt mbi statusin social, politik dhe ekonomik të individuës. Ekziston lajm global se përdorimi i forcës ushtarake, mbikqyrje ose siguri nuk është e mjaftueshme në luftën kundër terorizmit, por është e nevojshme qasje më holistike për parandalimin e dhunës esktremiste. Duhet të pranojmë se kemi kaluar rrugë të gjatë në sferën e prevenimit dhe luftës kundër dhunës ekstremiste, duke tentuar të kuptojmë gjendjen mentale të njerëzve që kyçen në organizata teroriste, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse nevoja për tu njohur karakteret e ekstremistëve janë të pasuksesshme. Praktikantët i bashkuan fuqitë e tyre me aktorë të ndryshëm, siç janë policia, qeveria lokale, profesionistët shëndetsorë dhe arsimorë me qëllim që të kuptojnë se si mund të prevenojmë dhunën ekstremiste. Siç duket ekziston dakordim mes praktikantëve se aspekti I çregullimit të shëndetit mental është më I rëndësishëm nga aspekti I radikalizimit në prevenimin e dhunës ekstremiste[2]. Edhe pse studimet e bëra në vitin 2012, duket se gjithmonë vijnë në përfundim se nuk ekziston lidhshmëri e qartë mes çregullimeve të shëndetit mental dhe terorizmit. Ndoshta arsyeja për këtë është pozicioni I disa praktikantëve që gjenden në spektrin e fundit kur bëhet fjalë për çregullime mentale siç janë
ÇPST (çregullime post-stres traumatik), shizofreni dhe ÇAS (çregullim-autizëm-stres). Ska dyshim se nuk mund të hedhim poshtë çregullimet e shëndetit mental si faktor I cili I nxit njerëzit kah rruga e dhunës ose ekstremizmit të dhunshëm[3], por përgjigjja kah radikalizmi duhet të reflektojë mënyrën në të cilën procesi zhvillohet, duke filluar nga niveli individual.
Të jesh njeri domethënë të ndjehesh inferior[4]
Të gjithe ne jemi qenie me nevoja. Jemi lindur me nevoja dhe shumica nga ne vdesin pas luftës shumë vjeçare me nevojat tona të pa përmbushura. Këto nevoja janë të shumta; të kemi ngrënë, në jemi në të ngohtë dhe thatë, të rritemi dhe të zhvillojmë tempon tone, të jemi të strehuar dhe të dashur, dhe të jemi të stimuluar. Këto nevoja primare janë realiteti qendror I një të posalinduri. Procesi neurotik fillon atëherë kur këto nevoja nuk janë të përmbushura për ndonjë kohë. Sepse fëmija vetë nuk mund të tejkalojë ndjenjën e urrisë ose të gjejë zavendësim për dashuri, ai duhet të ndajë ndjenjat e tij nga vetëdija. Kjo ndarje e vetëvetes, e nevojave dhe ndjenjave është akt instiktiv me qëllim që të eliminohet dhembja e madhe[5]. Mirëpo, për shkak të dhembjs së tyre, nevojat janë të shtypura në vetëdije, dhe ashtu individual duhet në mënyrë simbolike të vazhdojë të kënaq nevojat e veta. Për shkak se personit nuk I është lejuar të shprehet, ai mund të jetë I detyrar të obligojë të tjerët që ta dëgjojnë. Kjo karakteristikë mund të gjehet në sjelljen e teroristëve individualë; ekziston nevoja për përkatësi dhe vëmendje nga publiku. Kjo është ilustruar me hulumtimet të cilat kanë zbuluar se 70% të rasteve të teroristëve individual, ka tendencë për emitim – ose onlajn ose oflajn (për shembull, pjestarëve të familjes, madje dhe policisë). Teroristët individualë siç duket fillimisht janë të motivuar të jenë të hasur dhe të fillojnë efektin e ‘fjollave të borës‘ me aktivitetet e tyre. Sulmi është mekanizën I personit për të arritur misioni e saj apo të tij dhe të obligojë shoqërinë të shohë botën nga perspektiva e tyre[6]. Kur nevojat janë të shtypura, organizmi kalon në gjendje alarmante të vazhdueshme. Kjo gjendje e alarmimit është tension[7]. Tensioni I jashtëzakonshëm është kronik dhe paraqet tension nga ndjenjat ose nevojat e neguara apo të papërmbushura. Domethënë, çdo nevojë e rre e blokuar ose e papërmbushur shton rëndësinë mbi tensionet e brendshme, të cilat ndikojnë në sistemin në tërësi. Kjo domethënë, muskulatura aktivizohet në tensionin dhe lodhjen e personit, pa marrë paraszsh vallë personi është zgjuar apo fle[8].
Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas.
[1] Rene Descartes
[2] RAN H&SC Understanding the mental health disorders pathway leading to violent extremism, Turin 13 March 2019
[3] RAN H&SC Understanding the mental health disorders pathway leading to violent extremism, Turin 13 March 2019
[4] Alfred Adler
[5] The Primal Scream – Arthur Janov, Ph.D.
[6] RAN H&SC Risk assessment of lone actors, Mechelen 11-12 December 2017
[7] The Primal Scream – Arthur Janov, Ph.D.
[8] E. Jacobson, “Electrophysiology of Mental Activities,” American Journal of Psychology, Vol. 44 (1932).
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT