Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier të Premten (08.05.2020) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nxjerrë mësime nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe të lëvizë drejt “më shumë, e jo më pak bashkëpunim” në luftën kundër pandemisë së re të koronavirusit.

“Nuk duhet të pranojmë që rendi i paqes (I themeluar në vitin 1945) të zhduket në tymin para syve tanë. Ne dëshirojmë gjithnjë e shumë, e jo më pak bashkëpunim në botë, përfshirë edhe në luftën kundër pandemisë”, tha Steinmeier në fjalimin në Berlin me rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Steinmeier foli në një ceremoni të vogël ku ai, Kancelarja Angela Merkel dhe persona të lartë të Bundestagut dhe Gjykatës Supreme vendosën kurora në qendrën memorial të viktimave të luftës dhe dhunës në Berlin për të shënuar 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Artikullin e plotë mund t’a lexoni këtu.

 

Burim: Deutsche Welle

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.