Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut është në prag të realizimit të objektivit strategjik – anëtarësimit me të drejta të plota në NATO ndërkaq nga ana tjetër, rrjedh procesi i ratifikimit të vendeve anëtare të NATO-s, aleatët tanë të ardhshëm, në poligonin ushtarak Krivollak do ta realizojnë stërvitjen më të madhe nacionale deri më tani. Në vitin 2018, Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut propozoi, ndërsa Ministria e Mbrojtjes pranoi vendi ynë të jetë mikpritës i stërvitjes “Goditja Vendimtare 2019”. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në njërën nga mbledhjet e saj, në prill të vitit 2018, mori vendim për hyrje dhe qëndrim të pjesëtarëve të forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka në mënyrë zyrtare u formalizua fillimi i përgatitjeve për stërvitjen në fjalë.
Ajo që është e panjohur për publikun është procesi i përgatitjeve për stërvitjen. Nga ideja, përmes planifikimit, deri në fillimin e stërvitjes, janë realizuar më shumë aktivitete, të cilat janë një premisë dhe garanci për realizimin e suksesshëm dhe papengesë të operacioneve të cilat rezultojnë nga përmbajtjet e stërvitjes. Bëhet fjalë për një proces serioz dhe kompleks i cili zhvillohet sipas një metodologjie të përcaktuar dhe të verifikuar. Procesi i planifikuar dhe cilësor është njëri nga parakushtet themelore për përmbushjen e objektivave të specifikuara.
Publiku është njoftuar paraprakisht se në periudhën kohore nga data 20 maj deri në 15 korrik, në poligonin ushtarak “Krivollak”, do të realizohet stërvitje nacionale, në të cilën do të marrin pjesë mbi 2700 pjesëtarë nga armata e: Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë, Malit të Zi dhe Lituanisë, me përdorimin e mbi 370 mjeteve motorike luftarake dhe joluftarake, armatimit artilerikë, helikopterëve luftarak dhe transportues dhe aeroplanëve luftarak F16 dhe B52. Për nga vëllimi dhe numri i pjesëmarrësve kjo është stërvitja më e madhe e cila realizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga pavarësia e saj.
Udhëheqësia e stërvitjes ka përcaktuar disa objektiva të cilat do t’i theksoja:
Sinkronizimi i përdorimit të fuqive dhe mjeteve në dispozicion, konfirmimi i procedurave taktike gjatë operacioneve konvencionale dhe speciale në mjedise urbane, në kushte të ndryshme klimatike;
Rritja e nivelit të interoperativitetit dhe integrimit, si midis forcave konvencionale ashtu edhe midis forcave për operacione speciale të vendeve partnere;
Ruajtja/ rritja e nivelit të gatishmërisë luftarake dhe
Përcaktimi i procedurave nacionale dhe të partneritetit për pranim, shpërndarje, integrim dhe lëvizje të forcave.
Përmbajtja e aktiviteteve të planifikuara do të zbatohet përmes stërvitjeve në terren, stërvitjeve taktike – stërvitje në hartë, stërvitje taktike me qitje luftarake, simulime dhe stërvitje të përbashkëta.
Është reale të presim se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jap kontribut të plotë në realizimin e objektivave të parashtruara. Ky konstatim mbështetet në disa arritje të realizuara nga ana e armatës dhe vlerave të saj emblematike. Armata si organizatë, bashkë me institucionet e tjera qeveritare është pjesë e proceseve reformuese shumëvjeçare që kanë të bëjnë me anëtarësimin në NATO. Në këtë drejtim, me të drejtë mund të them, proces i administruar, përmes shfrytëzimit të instrumenteve dhe mekanizmave në dispozicion nga ana e NATO-s, armata u bë një partner serioz dhe emblematik e cila në mënyrë cilësore i kryen detyrat e ndërmarra. Falë trajnimeve, arsimit ushtarak, aktiviteteve stërvitore dhe pjesëmarrjes në misione, pjesëtarët e armatës fituan aftësi të reja dhe kualitative.
Me zbatimin dhe përmbushjen e kritereve që i përmban Koncepti për aftësi operative (OSS), të gjitha përbërjet ushtarake, dhe veçanërisht operacionet e udhëhequra e të deklaruara, të parashikuara për pjesëmarrje në NATO, viteve të kaluara kaluan përmes proceseve dhe cikleve të vlerësimit dhe certifikimit. Veçanërisht duhet të theksohet rëndësia e interoperativitetit, nocion i cili përdoret shpesh, megjithatë interoperativiteti është shumë më shumë sesa një fjalë. NATO interoperativitetin e përkufizon si aftësi e cila duhet të siguroj bashkëpunim papengesë, si dhe t’u mundësojnë forcave, njësive ose sistemeve të realizojnë operacione të përbashkëta. Jam i sigurt se edhe në këtë stërvitje kaq të rëndësishme nacionale, si edhe në shumë stërvitje paraprake, armata do të demonstroj nivel të lakmueshëm të interoperativitetit. Njohuritë e akumuluara, aftësitë e reja, si dhe përvojat e fituara të pjesëtarëve të armatës sonë nga stërvitjet paraprake, por akoma më shumë nga pjesëmarrjet në misione, të udhëhequra nga NATO, do të dëshmojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut si një partner i respektuar shumëvjeçar është e përgatitur që në një të ardhme të shpejtë të bëhet edhe aleate.
Për realizimin papengesë dhe cilësor të trajnimit dhe aktiviteteve stërvitore, është e nevojshme të ekzistoj infrastrukturë e mirë dhe poligone. Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e saj ka poligon ushtarak i cili për nga karakteristikat dhe madhësia e tij është njëri nga më të mirët në rajon dhe më gjerë. Ofron mundësi për vendosjen dhe shpërndarjen e përbërjeve më të mëdha dhe me numër të madh. Ka në dispozicion më shumë sektorë në të cilët njëkohësisht papengesa mund të realizohen më shumë aktivitete stërvitore. Ky poligon është i njohur edhe për kushtet klimatike ekstreme, që është parakusht për objektivizimin real të stërvitjes. Për këtë shkak, nga ana e partnerëve perceptohet si poligon ushtarak – luftarak i cili ka në dispozicion potencial të madh. Afirmimi i këtij poligoni do të çoj drejt interesimit më të madh që në të ardhmen, i njëjti të shfrytëzohet nga aleatët tanë. Duhet të mendojmë se në ç’mënyrë dhe si, nga shfrytëzimi i poligonit të kemi edhe përfitime ekonomike, përkatësisht ta ofrojmë për shfrytëzim me një kompensim të caktuar.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe armata, si edhe shumë herë në të kaluarën, do të dëshmojnë se janë mikpritës të mirë dhe do ta bëjnë maksimumin që aktivitetet të realizohen me sukses. Aktivitetet e këtij lloji janë promovim dhe demonstrim, para së gjithash, sa i përket besimit të ndërsjellë dhe gatishmërisë për aktivitete të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit të jashtëzakonshëm midis NATO-s dhe partnerëve. Çdo aktivitet i kësaj natyre i përmirëson aftësitë për veprim të përbashkët në nivel ndërkombëtar bashkë me partnerët dhe aleatët. Mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë, si dhe respektimi, do të ndihmojnë për një angazhim të përbashkët dhe të suksesshëm në operacionet e udhëhequra nga NATO në ballafaqimin me kërcënime të caktuara. Kjo stërvitje nacionale dërgon një mesazh të qartë se bashkëpunimi ushtarak midis shteteve fqinje dhe miqve është garanci për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon. Pjesëmarrja e rëndësishme e pjesëtarëve të armatës së SHBA është edhe një konfirmim i partneritetit dhe mbështetjes sonë strategjike që e fituam për integrimin në familjen euroatlantike. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tutje mbetet e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj strategjike në vigjilje të anëtarësimit të merituar me të drejta të plota në NATO.
Gjeneral-Nënkolonel në pension
Mirosllav Stojanovski
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT