Simptomat zhduken, jeta kthehet në normale, me çka personi kthehet në rrethin e familjes dhe miqve. Narracionet duhet të përcjell mesazhin: “Unë jam njejtë sikur ti!” Edhe përkundër infeksionit dhe sëmundjes, njeriu është para së gjitha një qenie e gjallë fundamentale dhe meriton të trajtohet me dinjitet si të gjithë të tjerët.

Disa ditë më parë, unë dhe nëna ime, takuam një grua e cila e lodhur po kalonte në oborrin tonë. Dielli po ia thithte energjinë dhe i ofruam një shishe me ujë. Duke mbajtur distancën prej saj, ajo na shikoi dhe gjëja e parë që ajo tha ishte: “A keni ndonjë të sëmurë në shtëpinë tuaj?” Të hutuar, ne e pyetëm se për çfarë po mendonte, dhe ajo shpjegoi: “Që kur filloi pandemia, nuk kam kontakt me asnjë njeri, asnjëherë nuk I dihet se kush është i infektuar e kush jo. Bile edhe kur thonë që janë shëruar, unë nuk u besoj.” Nëna ime dhe unë iu përgjigjëm se nuk kemi probleme shëndetësore, të cilës ajo iu përgjigj se ishte e lumtur që e dëgjoi këtë dhe u largua.

Takimi me këtë grua, më frymëzoi të hulumtoj më thellë në botën e dezinformatave në rrjetet sociale, gjë që tha frytin e vet për sëmundjen e re të quajtur – stigma e Kovid-19.

Rasti i parë që hasa ishte ai i 21 marsit, për një vajzë katër vjeçare që ishte kthyer nga Anglia në Shtip, ajo kishte shfaqur simptoma të virusit dhe testi ishte pozitiv. Babai i vajzës, gjatë një bisede me Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), i mohoi spekulimet e publikuara për vajzën në mediat sociale dhe në lajme, dhe kërkoi që t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave për këtë rast.

“Fëmija im nuk ka ardhur nga Anglia me simptoma, siç pretendojnë disa media ose siç shoh komentet në rrjetet sociale. Ne jemi shtetas britanikë dhe kemi sigurim shëndetësor në Angli. Jam i indinjuar që ka çdo lloj dezinformate lidhur me rastin tonë. Unë me përgjegjësi deklaroj se nga kopshti i fëmijëve në Angli, të martën morëm një email që na njoftonte që të ekzaminohemi sepse kishin një rast të një prindi të sëmurë të një fëmije në kopshtin ku ka qenë edhe vajza ime“, deklaroi ai për MIA.

Një rast tjetër që më tërhoqi vëmendjen ishte një mjek, gjithashtu nga Shtipi, i cili tha se ai nuk mund të qëndronte indiferent, derisa po përhapeshin gënjeshtra për të në publik. Në postimin e tij në Facebook, ai me gëzim njoftoi se bashkëshortja dhe vajza e tij ishin negativ në testin për koronavirus, por që për fat të keq thirrjet telefonike nuk kishin pushuar, ndërsa komentet në rrjetet sociale nuk kishin qenë të lehta për t’u përballur: “Ndjej përgjegjësi të ndaj me Ju të gjitha detajet, në mënyrë që gënjeshtrat që na helmojnë çdo ditë dhe që kanë për qëllim të na diskreditojnë si profesionistë dhe si njerëz, përfundimisht të ndalen!”

E vërteta është se jemi në një situatë të pasigurtë. Konfuzioni përkeqësohet kur disa njerëz publikisht dhe me zë të lartë pyesin nëse bëhet fjalë për një kërcënim të vërtetë apo një mashtrim i kryer nga një segment i shoqërisë. Hutimi është bazë për stereotipe, paragjykime dhe diskriminim. Njerëzit si krijesa kanë një nevojë të thellë për të kuptuar “pse po ndodh diçka”, e veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të pazakonta dhe kërcënuese. Pse pandemia e koronavirusit po shqetëson botën? Kush është fajtor?

Stigma ndodh kur virusi dhe personi me virus janë në konflikt të brendshëm, veçanërisht kur ndryshojmë pyetjen nga – çfarë duhet të fajësohet, në – kush duhet të fajësohet. Hulumtime disavjeçare të psikologëve dhe shkencëtarëve kanë treguar se stigma e sëmundjeve mendore dhe fizike mund të jetë po aq e dëmshme sa edhe vetë simptomat.

Kush do të jetë viktima e stigmës së koronavirusit? Njerëzit, testet e virusit të të cilëve janë pozitive ose ata që tregojnë simptoma? Erving Gofman i sheh këta njerëz sikur kanë një identitet “të prishur” ose “të ndyrë” që justifikon paragjykimet ndaj tyre. Familjet dhe miqtë e pacientëve të identifikuar gjithashtu mund të stigmatizohen[1]. Institucionet kërkojnë distancë fizike si mjetin parësor për nivelizimin e kurbës dhe uljen e shkallës së infeksionit. Rekomandohet që njerëzit të mbajnë distancë fizike deri në dy metra, si rregull minimal. Rreziku i stigmës paraqitet kur distanca nga virusi ngatërrohet me distancën nga personi i infektuar.

Atëherë, çfarë të bëjmë për stigmën gjatë pandemisë? Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të rritet ndërgjegjësimi i njerëzve. Mosrespektimi dhe diskriminimi për shkak të KOVID-19 nuk është në rregull, ashtu siç nuk janë të gjitha format e racizmit, seksizmit dhe hedgeizmit.

Ky lloj stigmatizimi dëmton njerëzit me KOVID-19 në tre mënyra. E para është stigma publike, një dëm ky që rezulton kur njerëzit aprovojnë stereotipet për njerëzit me KOVID-19 (“ata janë të ndyrë”) që çojnë deri te diskrimini: moskontaktimi me njerëzit që kanë kaluar virusin, mbyllja e tyre, ose moskontaktim. E dyta është vetë-stigmatizimi: njerëzit adoptojnë stereotipet dhe ndjehen të mbytur ose të ndyrë sepse kanë qenë të sëmurë. Është mjaft e vështirë të ballafaqohesh me virusin dhe për më tepër, atyre u imponohet të turpërohen nga vetja e tyre.

E treta, është ajo që quhet shmangie (arratisje) prej etiketës (stigma). Gofman ka thënë se stigma është një nishan i qartë dhe i dukshëm, se publiku është i prirur të diskriminojë. Për shembull, afrikano-amerikanët për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, gratë për shkak të llojit të trupit të tyre dhe qytetarët e moshuar për shkak të flokëve të tyre gri. Nishani i më shumë gjendjeve të stigmatizuara shëndetësore është e ndryshme sepse është e fshehur, nuk mund të thuhet, për shembull, cili në një hapësirë prej qindra njerëzve është pozitiv në koronavirus. Stigma e shëndetit buron nga etiketa. “Hej, ky është Marku dhe ai ka koronavirus.” Dhe etiketat shpesh shfaqen për shkak të përvojave të ndryshme me testimin dhe trajtimin. “Sapo e pashë që Marku po largohej nga infektivi. Ai me siguri është i infektuar! “Njerëzit do të përpiqen me çdo kusht të shpëtojnë nga etiketa dhe çdo lloj lidhshmërie nga kjo sëmundje.

Duke shmangur etiketën, ata do të zgjedhin të mos testohen ose nuk do të izolohen derisa të marrin rezultatet.

Mitet për sëmundjen zvogëlohen kur njerëzit mësojnë për faktet e transmetimit, procesit dhe trajtimit. Çdokush mund të bëhet pjesë e kësaj përpjekjeje për të parandaluar stigmën duke verifikuar informacionet dhe shpërndarjen në mediat sociale. Kjo arrihet më së miri duke kontrolluar web-faqet e qendrave / institucioneve / agjencive zyrtare shëndetësore, të cilat tani kanë publikime të rregullta për informimin e publikut.

Përveç kësaj, të gjithë promovojnë informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit duke paralajmëruar qytetarët për dezinformim të mundshëm. Ekzistojnë disa web-faqe që publikojnë dezinformata në lidhje me KOVID-19, të cilat nuk mbështeten nga faktet. Kjo çon në një betejë mendimesh, sesa shkëmbim të njohurive. Në vend të kësaj, portalet duhet të shpërndajnë artikuj të bazuar në prova për ngjarjet lidhur me pandeminë, duke i inkurajuar lexuesit të mendojnë për veten e tyre.

Sipas Psi.D-r. Patrik Korigan, redaktor i revistës Stigma and Shëndeti, në Shoqatën Amerikane Psikologjike, tregimet efektive për kontaktin me njerëzit përbëhen prej dy pjesëve: njëra është përvojë nga lart-poshtë, ndërsa tjetra është duke marrë rezultate reale nga poshtë-lart.

Te përvoja nga lart-poshtë, narracioni përbëhet nga procesi i diagnostikimit të sëmundjes dhe frikën që ajo shkakton, shqetësimet për infektimin e të tjerëve dhe sfidat e simptomave. Ndërsa rezultatet reale lart-poshtë tregojnë realitetin e rikuperimit, që simptomat zhduken, jeta kthehet në normale, me çka personi kthehet në rrethin e familjes dhe miqve. Narracionet duhet të përcjellin mesazhin: “Unë jam njejtë sikur ti!” Edhe përkundër infeksionit dhe sëmundjes, njeriu është para së gjitha një qenie e gjallë fundamentale dhe meriton të trajtohet me dinjitet si të gjithë të tjerët.

Fushata kundër stigmës duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë. Në fakt, efektet afatgjata të qëndrimeve tek njerëzit që janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv mund të jenë një trashëgimi e përhershme e infeksionit botëror. Në një atmosferë frike dhe konfuzioni, stigma bëhet një njollë e përhershme te njerëzit lidhur me sëmundjen.

 

Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultante për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burim: Psychology Today

 

[1] https://www.psychologytoday.com/intl/blog/the-stigma-effect/202004/the-stigma-covid-19

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.