Kryeministri në konferencën e tij për shtyp më 21.12.2020 prezantoi projektet dhe programet kryesore që do të zënë vëmendjen dhe kohën e Qeverisë vitin e ardhshëm. Këto projekte të mëdha dhe të rëndësishme, vendase,  projekte maqedonase janë pjesë e “Aksionit 21 të qeverisë – për standarde evropiane në vend!”

10 prioritetet e projekteve dhe programeve të Qeverisë të Aksioni-21 përfshijnë gjithashtu programin Stop për dezinformatat. Gjegjësisht, është obligim dhe përgjegjësi e madhe t’iu kundërvihesh dhe t’i parandalosh dëmet që i sjellin lajmet e rreme.

Qeveria do të përballet me dezinformatat përmes mekanizmave të mëposhtme:

 

  • Luftë e përbashkët me mediat profesionale dhe organizatat e shoqërisë civile kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve hibride

  • Mbrojtja e interesit publik përmes informimit të saktë dhe në kohë

  • Lufta e përbashkët me NATO-n kundër sulmeve kibernetike

Në këtë drejtim, Kryeministri njoftoi aktivitete të intensifikuara në periudhën vijuese, konsulta të gjera me punonjësit mediatik dhe shoqërinë civile dhe luftë akoma më serioze kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe formave të tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë në shoqërinë tonë, në kuadër të Planit të veprimit vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë.

Me këtë plan është përpunuar edhe një protokoll për komunikimet në krizë mes shërbimit qendror të komunikimit të Qeverisë dhe ministrive, i cili është me rëndësi të madhe gjatë kohës së kovid-krizës në të cilën kemi kaluar, në ballafaqimin me lajmet e rreme, të cilat u publikuan gjerësisht përmes disa media.

Këto tendenca siç theksoi Kryeministri, njihen edhe me lajmet lidhur me vaksinën kundër COVID-19 me qëllim që të shkaktojnë mosbesim te qytetarët dhe t’i nënvlerësojnë përpjekjet e fuqishme të institucioneve dhe mjekëve në luftën me pandeminë.

Këto përpjekje do të demaskohen si dezinformata në bashkëpunim me verifikuesit e fakteve, ndërsa mediave do t’u ofrohet qasje më transparente në burimet përkatëse dhe informacione për krijim të përmbajtjes objektive mediatike me interes publik.

Qeveria morri për obligim të mbrojë interesin publik me gjithçka që është në kompetencën e tyre, në mënyrë që popullata të jetë e informuar plotësisht, në kohë dhe saktë në lidhje me mënyrat e mbrojtjes nga KOVID, përfshirë edhe procesin e vaksinimit.

Si pjesë e programit “Stop për dezinformatat” është bërë progres në fushën e mbrojtjes kibernetike me përfundimin e procedurën për harmonizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe NATO-s, dhe dokumenti është gati për nënshkrim, gjë që do të mundësojë një përgjigje të koordinuar të aleatëve në rast të sulmeve kibernetike.

Që nga viti 2018, Qeveria rriti përpjekjet e saj në këtë fushë duke miratuar Strategjinë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2018-2022 dhe duke përgatitur një Plan Veprimi synimi i të cilit ishte t’i përcaktojë hapat për implementimin e Strategjisë së parë Kombëtare për Siguri Kibernetike të Republikës së Maqedonisë 2018- 2022, përfshirë aktivitetet kryesore të nevojshme për të përforcuar kapacitetet kombëtare të sigurisë kibernetike.

Një segment tjetër i rëndësishëm në programin “Stop për dezinformatat” është edhe shkrim-leximi mediatik që do të bëhet pjesë e mësimdhënies në mënyrë që të ndihmojë brezat e rinj të jenë kundërshtarët më të fortë të lajmeve të rreme.

Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e partnerëve strategjikë, Qeveria përpiqet që Maqedonia e Veriut të jetë lider në gjetjen e zgjidhjeve në luftën kundër dezinformatave që po sulmojnë gjithë botën, dhe krah për krahu me partnerët nga Perëndimi dhe NATO, në mënyrë adekuate t’i përgjigjet këtij fenomeni të dëmshëm.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.