Rrjeti social Fejsbuk korespondon me të ashtuquajturat profile “të rrejsheme” të cilat përdoruesit i krijojnë për shkaqe të ndryshme. Një nga arsyet më të shpeshta për krijimin e profilit të rrejshëm është lehtësimi për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Fejsbuk është në luftë të përditshme me profilet e tilla, me qëllim që të prevenojë shpëndrarjen e dezinformatave, edhe pse për hirë të së vërtetës kjo nuk është aspak e lehtë. Sa për informatë, sipas llogarive të bëra nga ekipi i Fejsbuk, numri i profileve të rreme është 5% nga numri i përgjithshëm i profileve aktive në kuartalin e katërt nga 2018ta ose kuartalin e parë nga viti 2019.
Ekipi i F2N2 u intrigua nga postimi i publikuar nga profili me emër Sanja Novakovic, në të cilin sqarohet gjojase rast në një nga shkollat e mesme të Shkupit. Në tekst është sqaruar se fëmijët nga një nga gjimnazet më të mira shkupjane, gjatë ndarjes së dëftesave kanë qenë dukshëm të zhgënjyer kur në tre vende në dëftesë kanë paë se qëndron Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim të tekstit qëndron se gjatë pranimit të aplikimeve për regjistrim në vitin e ardhshëm, gjithë fëmijët tërësisht “spontanisht dhe rastësisht” kanë shkruar Maqedoninë si atdheun e tyre dhe Maqedonas/Maqedonase si kombësi. Kjo vepër gjojase është miratuar nga udhëheqësi klasor i cili u është drejtuar me fjalët “Bravo fëmijë, ashtu duhet!”.
KLIKO PËR FOTOGRAFI MË TË MADHE
Gjithë kjo storje në asnjë moment nuk është mbështetur me asnjë dëshmi. Përkundërazi, bazohet në sqarime nga ana e profilit të cilin publikuam më lartë, i cili sipas portaleve Infomaks, Skopje24, Мotika, Infonews, Kolozeg.info dëshmohet se është nëna e njërit prej nxënësve në klasë. Siç është publikuar fotografi nga dëftesa në postimin më lartë, do të ishte mjaftueshëm të publikohej të paktën një fotografi nga aplikimet për regjistrimit për të cilat pretendohet se fëmijët kanë shkruar Maqedoni si shtet dhe Maqedonas/Maqedonase si kombësi, që gjithë storja të ishte më e besueshme.
Në pjesën e fundit të publikimit, autori i postimit akuzon se Qeveria kryen gjenocid mbi Maqedonasit, që paraqet akuzë serioze për shkak të domethënies të vetë fjalës.
Nëse në pjesën për kërkim të përdoruesve vendosni emrin Sanja Novakoviq, do Ju paraqiten dy profile, një me shkrim cirilik, tjetri me shkrim latinik, por të dy profilet janë me fotografi identike të profilit.
Profili me emër të shkruam me shkrim latinik përmban postime të cilat janë kundër emrit Maqedonia e Veriut, kurse në mënyrë aktive publikun dhe postime për bojkot të ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjet presidenciale etj. Në fotografi nuk mund të gjenë asnjë fotografi nga Sanja, që nuk domethënë se patjetër duhet të ketë, mirëpo vetë kjo vërteton faktin se profili është i rremë.
Në vijim me një shembull grafik, do t’ju tregojmë sa ndjekës kanë secili prej portaleve që kanë ndarë këtë dezinformim, si dhe sa ndërveprime dhe ndarja janë “të nderuar”.
Nëse mbledhim të gjitha këto numra, do të kishim gjithsej 889,913 pasues, 7191 ndërveprime dhe 722 aksione. Sipas algoritmit të Facebook, kjo dezinformim preku nga 17,798 në 57,884 përdorues, një numër që nuk është aspak për nënvlerësim.
Për verifikimin e vargut është përdorur mjeti CrowdTangle.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT