Për studimin

Studimi është përgatitur gjatë viteve 2022 dhe 2023 në kuadër të programit “Lufta kundër lajmeve dhe narracioneve të rrejshme” e zbatuar nga Asociacioni Qytetar MOST duke filluar nga viti 2019. Në kuadër të studimit janë përpunuar më shumë se 4.000 artikuj dhe më shumë se 10.000 postime në Facebook, gjë që e bën këtë studim të parin e këtij lloji në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë në rajon. Artikujt analizohen duke aplikuar konceptin 5D përmes kornizës AMITT (Taktika dhe teknika për dezinformata dhe ndikime armiqësore).

Studimi bazohet në koncepte shkencore që lidhen me shtyllat e operacioneve të ndikimit rus, konceptin e "sharp power" si dhe konceptin e propagandës ruse që përfshin shtrirjen, kanalet e ndikimit, frekuencën e dezinformatave si dhe mungesën e objektivitetit. Gjithashtu, studimi bazohet edhe në përdorimin e gjuhës dhe frazave, të cilat kur raportohet për luftën është një veçori thelbësore për të luftuar propagandën, ndikimin dhe dezinformimin.

Studimin e plotë mund ta gjeni në linkun në vijim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.