STOCKHOLM (Reuters) – Suedia, vendi që ka zgjedhur një strategji më të hapur në luftën kundër virusit sesa vendet e tjera evropiane, ka numrin më të lartë të rasteve të vdekjeve gjatë shtatë ditëve të fundit nga sëmundja e KOVID-19 për kokë banori në Evropë, tregojnë të dhënat.

 

Gjatë pandemisë, Suedia la të hapura shumicën e shkollave, restoranteve, si dhe aktivitete të tjera të biznesit ishin pa kufizime. Derisa në shumicën e vendeve të prekura nga koronavirusi, rastet e vdekjeve janë në rënie, Suedia shënon 6,25 raste vdekjesh për milion banorë në ditë, mesatarisht nga shtatë ditët ndërmjet 12 dhe 19 maj, sipas Ourworldindata.org. Ky nivel është më i larti në Evropë, madje edhe mbi mesataren e Mbretërisë së Bashkuar, i cili kishte 5,75 raste vdekjesh në milion banorë.

 

Gjatë rrjedhës së pandemisë, Suedia akoma ka më pak raste vdekjesh për kokë banori nga Britania e Madhe, Spanja, Italia, Belgjika dhe Franca, vende që kanë zgjedhur masa kufizuese, por gjithsesi shumë më të larta se fqinjët nordikë, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.