PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Përpjekje për atentat ndaj Ivica Daçiq, ka të vdekur

Portali publikon tekst me titull bombastik dhe dramatik, e ajo është se ndaj Ministrit serb për Punë të jashtme është kryer atentat në përpjekje dhe se ndërkohë ka të vdekur. Ngjarja ndodh në Somali gjatë kohës së vizitës së tij në këtë shtet, në kryeqytetin Mogadishu.Artikulli origjinal

Artikulli i arkivuar

FAKT/E

Titulli thotë një gjë, ndërsa teksti diçka tjetër, me çka transmetohet edhe deklarata e Daçiq e cila në fakt plotësisht e përgënjeshtron titullin.

Në deklaratën për “Blic”, Daçiq, duke e përshkruar sulmin terroristik, deklaroi se ai dhe delegacioni nga Sërbia e kanë kaluar pikën e kontrollit ku ka eksploduar automjeti, njëzet minuta para sulmit terroristik.

– Ky ishte një sulm mbi pallatin presidencial, pikërisht kur ishim në takim. Pika ku ndodhi eksplodimi është pika e fundit e kontrollit e pallatit dhe gjindet rreth 300 metra larg nga hyrja e rezidencës, deklaroi Daçiq për “Blic”.

Mediat nuk duhet të përdorin mjete të këtilla për të tërhequr lexues.

Sipas kësaj që është shënuar më sipër, kjo është një clickbait.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.