Megjithatë, ndihma e huaj është më se e mirëpritur. Edhe pse nuk ka raportuar raste të koronavirusit, Taxhikistani është më shumë se i lumtur që ka marrë ndihmë të huaj për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndihma vjen në formë të parave, por edhe në furnizime ushqimore dhe pajisje mjekësore. Me 13 prill, Bashkimi Evropian premtoi 48 milion euro (53 milion dollarë) për Taxhikistanin, për të ndihmuar në lehtësimin e ndikimit të mundshëm të pandemisë koronavirus. Banka Botërore ka aprovuar gjithashtu një grant prej 11.3 milion dollarë për një projekt emergjence nga Covid-19 me 2 prill. Disa ditë më vonë, qeveria amerikane premtoi 866.000 dollarë për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të Taxhikistanit për t’u përballur me pandeminë.

Derisa e gjithë bota po mundohet të gjejë një vaksinë për Kovid – 19 dhe njerëzit po vdesin çdo ditë, duket se Taxhikistani nuk ka shqetësime. Ndoshta qeveria e Taxhikistanit është e mirë në injorimin e gjërave, poashtu edhe e-postën, ose mbase ato janë thjesht të padisponueshme emocionalisht? Duket paradoksale që koronavirusi i njohur si Covid-19 nuk u gjet në Azinë Qendrore deri në mes të marsit. Komunitetet shumë të lëvizshme në rajon kufizohen drejtpërdrejt me Kinën, me të cilën kanë marrëdhënie të intensifikuara bilaterale.

Deri në shkurt, autoritetet kishin mohuar thashethemet që qarkullojnë në mediat sociale, ndërsa më 10 mars, Kazakistani paralajmëroi popullsinë e tij që priten raste të të infektuarve. Tre ditë më vonë, u konfirmua infeksioni i parë me Kovid-19. Uzbekistani dhe Kirgistani publikuan rastet e tyre të para menjëherë pas kësaj. Në të tre vendet, versioni zyrtar ishte se koronavirusi nuk ishte futur nga Kina, por nga udhëtarët nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga Arabia Saudite[1].

Ndërsa për “mrekulli”, koronavirusi ende nuk është shfaqur në Taxhikistan – kjo normalisht nëse i besohet narracionit zyrtar. Xhamitë u mbyllën në fillim të marsit, por që atëherë ato janë rihapur. Përndryshe, jeta vazhdon si zakonisht. Edhe pse ka pasur raporte për blerje me panikë, si dhe për rritjen e çmimeve për gjësende ushqimore si miell, vaj gatimi dhe sheqer, qeveria po vepron me qetësi.

Sidoqoftë, ka pasur disa raste vdekjeje që i ngritën vetullat ndërkombëtare, e para është vdekja e një burri 60 vjeç në rajonin verior të Suxhd në ditën e fundit të marsit. Zyrtarët shëndetësorë kishin njoftuar familjen e të ndjerit se ai ishte diagnostikuar me pneumoni. Kjo vdekje do të kishte kaluar pa u vënë re nëse shërbimi Taxhik i Radio Evropa e Lirë (RFE), Radio Ozodi, nuk do të kishte raportuar se Spitali i Qarkut “Jabbor Rasulov”, ku ai i ishte nënshtruar trajtimit, nuk do ta kishte futur në karantin pas vdekjes së tij. Sipas raportit të këtij mediumi, i ndjeri ishte kthyer së fundmi nga një dasmë në afërsinë jugore Kirgistan, ku epidemia është mjaft e përhapur. Megjithëse Kirgistani ishte tashmë një zonë me rrezik të lartë gjatë periudhës së udhëtimit të tij, që ka ndodhur në fund të marsit, ai nuk u vendos në karantinë preventive[2].

Autoritetet kanë mohuar kategorikisht se kjo vdekje kishte të bëjë me koronavirusin, megjithëse ekzistojnë më shumë baza për pasiguri.

Me Taxhikistanin qeveris Presidenti Emomali Rahmon për 26 vjet të plota. Familja e zgjeruar dhe një rrjet i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Rahmon kanë çelësat për pothuajse çdo biznes kritik në të gjithë vendin, nga aviokompanitë deri te bankat.

Gjatë pesë viteve të fundit, Rahmon ka pastruar fushën politike: partia e vetme e rëndësishme opozitare në vend, Partia e Rilindjes Islame (IRPT), u etiketua si një organizatë ekstremiste në shtator të vitit 2015; udhëheqësi i një lëvizjeje tjetër politike të opozitës Umarali Kvvatov i Grupit 24, u vra në Stamboll në mars të vitit 2015.

Ashtu si të gjithë fqinjët e tjerë të Azisë Qendrore, shteti, i udhëhequr nga Presidenti Emomali Rahmon që nga viti 1994, është kritikuar nga një numër I madh organizatave joqeveritare për udhëheqje autoritare, mungesë të lirisë fetare, korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë se publiku nuk duhet t’u besojë thashethemeve në lidhje me epideminë, ndërsa vetë presidenti u ka kërkuar njerëzve që të mos frikësohen për “viruset e ndryshme” që qarkullojnë globalisht. Koronavirusi nuk është diskutuar në shkolla dhe universitete, megjithëse komentet e lexuesve në internet i përshkruajnë klasat plotë me nxënës/studentë që kolliten. Derisa të gjithë fqinjët e saj anuluan festimet e Vitit të Ri Persian në 20-21 mars, Taxhikistani shënoi datën si zakonisht dhe mbajti ngjarje masive dhe festivale në rrugë, ku morrën pjesë mijëra njerëz.

Në aspektin mjekësor, Taxhikistani është i pajisur dobët për një epidemi kombëtare. Shërbimi shëndetësor është në gjendje të keqe dhe kushtet në objektet e karantinës ka të ngjarë të shpejtojnë sesa të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit. Pajisjet e donuara nuk do të arrijnë plotësisht tek ata për të cilët janë taksur – përkundrazi, pjesë të kësaj ndihme do të gjejnë rrugën e tyre drejt farmacive, të cilat më pas do ta shesin me çmime të larta. Por qëndrimi ndaj virusit është po aq vendimtar sa çështja e sigurimit të materialeve bazike.

Sipas RFE / RL, Taxhikistani ka vetëm një laborator të aftë të përpunojë testet e koronavirusit. Sipas statistikave zyrtare, që nga 27 prilli, janë bërë vetëm 4.100 teste për infeksion me koronavirus në vend me rreth 9 milion banorë.

Gjendja e shëndetit publik papritmas është bërë një nga temat më të ndjeshme për autoritetet në Taxhikistan.

Zyrtarët shëndetësorë kanë akuzuar vazhdimisht mediat për “përhapjen e thashethemeve të rreme” dhe “mbjelljes së panikut” mbi pandeminë. Dy gazetarë vendas u thirrën nga policia për t’u marrë në pyetje në fillim të prillit pasi ata provokuan zyrtarët shëndetësor në një konferencë. Web-faqja e pavarur e lajmeve Ahbor u bllokua në 22 prill, pas njoftimit të saj për rritje të sëmundjeve të dyshimta dhe rasteve të vdekjes në vend.

Qeveria është kritikuar kohë të gjatë për presionin ndaj mediave dhe ndalesën e lirisë së fjalës, por kriza e koronavirusit ka çuar raportimin në “një situate edhe më të vështirë në Taxhikistan”, kumtoi monitorimi i mediave “Reporterët pa Kufij”. Taxhikistani ka vazhduar të shënojë rritje të rasteve të vdekjeve midis punonjësve shëndetësorë dhe të tjerëve që vdiqën në karantinë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Midis tyre ishte një higjenist spitalor dhe një mjek, që vdiqën në vetëm disa ditë në dy spitale të ndryshme në rrethin jugor të Bohtar këtë muaj. Zyrtarët i shpallën vdekjet nga tuberkulozi dhe pneumonia, dhe njoftuan se asnjë person nuk ka patur kovid-19. Zyrtarët po strehojnë gjithashtu një numër mjaft të madh të njerëzve nën karantinë, për shkak të, siç thonë autoritetet, masë preventive.

Analisti politik i Taxhikistanit, i cili komentoi për EurasiaNet, me kusht që të mbetet anonim, tha se ishte i bindur që qeveria po përsëriste politikën fillestare të Kinës për t’u ballafaquar me rastet e koronavirusit, edhe kur ato zbuloheshin. “Derisa virusi të bëhet një fenomen masiv, autoritetet do ta fshehin këtë fakt. Por, nëse bëhet një fenomen masiv, njerëzit e këtij vendi do të përballen me probleme të mëdha sepse kemi një numër të kufizuar të ventilatorëve”, tha analisti.

Megjithatë, ndihma e huaj është më se e mirëpritur. Edhe pse nuk ka raportuar raste të koronavirusit, Taxhikistani është më shumë se i lumtur që ka marrë ndihmë të huaj për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndihma vjen në formë të parave, por edhe në furnizime ushqimore dhe pajisje mjekësore. Me 13 prill, Bashkimi Evropian premtoi 48 milion euro (53 milion dollarë) për Taxhikistanin, për të ndihmuar në lehtësimin e ndikimit të mundshëm të pandemisë koronavirus. Banka Botërore ka aprovuar gjithashtu një grant prej 11.3 milion dollarë për një projekt emergjence nga Covid-19 me 2 prill. Disa ditë më vonë, qeveria amerikane premtoi 866.000 dollarë për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të Taxhikistanit për t’u përballur me pandeminë.

Taxhikistani, ashtu si shtetet e tjera të Azisë Qendrore, ka bërë përpjekje të hershme të ngjashme me vatrat e atëhershme: Kina dhe Koreja e Jugut, më pas Italia dhe Irani. Niveli i lartë i korrupsionit – u konfirmua nga thashethemet se biznesmenët kinezë që janë kthyer në shtëpi nga festimet e Vitit të Ri, kanë dalë nga karantina me ndihmë të ryshfetit- sugjerojnë rrugë shtesë sekrete për të hyrë virusi në vend.

Stiv Sverdlou, një aktivist i kahershëm për të drejtat e njeriut me një fokus në Azinë Qendrore, ka komentuar se “faza fillestare e mohimit ka krijuar panik të gjerë dhe masa të rrepta nga qeveria.[3]

Derisa Taxhikistani po sillet si Kina, gjegjësisht, Presidenti Emomali Rahmon përforcon idenë e një “udhëheqësi të kombit”, që kujdeset për popullin e tij, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë frikë se një doktor i guximshëm mund të jetë i nevojshëm në Taxhikistan për të zbardhur situatën e vërtetë në vend, siç ndodhi në Kinë me Dr. Li Venliang[4].

 

Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultante për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: The DiplomatRadio Free Europe/Radio LibertyFair ObserverF2N2

 

[1] https://www.fairobserver.com/region/central_south_asia/andrea-schmitz-tajikistan-news-coronavirus-covid-19-central-asia-world-news-27894/

[2] https://eurasianet.org/tajikistan-the-mysterious-deaths-raising-suspicion

[3] https://thediplomat.com/2020/04/are-there-really-no-covid-19-cases-in-tajikistan/

[4] https://f2n2.mk/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%bf%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d0%b0-%d0%b2%d0%be-%d0%b2%d1%80%d0%b5%d0%bc%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%ba%d0%be%d1%80%d0%be%d0%bd%d0%b0%d0%b2%d0%b8%d1%80%d1%83%d1%81/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.