PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Shfaqja e flamurit të mëhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është arsye për arrestimin e qytetarëve nga fsh.Volino

Titulli origjinal: Të arrestuar për shfaqjen e diellit të Kutleshit, tensione para stacionit policor në Ohër!

Në garra futbolli të zhvilluara në fsh.Volino – Debarcë, policia e cila ka qënë përgjegjëse për ruajtjen e rendin dhe qetsisë publike ka qënë e detyruar të intervenojë dhe të arrestojë disa qytetarë për prishjen e së njëjtës. Mirëpo në disa media të caktuara shpërndahej dezinformata se qytetarët kanë qënë të arrestuar për shkak të shfaqjes së flamurit të mëhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Dezinformata ishte e transmetuar nga portalet: EkspresRepublikaKurirNetPres.

FAKT/E

Arsyeja për arrestimin e qytetarëve nuk ka qënë shfaqja e flamurit të mëhershëm, mirëpo sulmi ndaj gjyqtarit dhe pengimi i personave zyrtarë në tentim për të arrestuar sulmuesin. Demant në Fejsbuk faqen e tij publikoi dhe kryetari i Debarcës, Zoran Nogaçevski, i cili ka qënë dëshmitar i vetë rastit. Sipas tij incidentit nuk duhet ti jepet koncept politik dhe poashtu thekson se ai nuk ka qënë i arrestuar, siç publikohej në disa media të caktuara, por se me vetëiniciativë ka hyrë në furgonin policor në të cilin ndodheshin qytetarët e arrestuar. Edhe në faqen zyrtare të MPB në  shkëputjen e rasteve ditore në mënyrë decide është theksuar se arsyeja për arrestimin është sulmaj ndaj gjyqtar futbolli dhe pengrim në kryerjen e veprave zyrtare. Njëkohësisht, Ministria e punëve të brendshme dërgoi dhe vërrejtje deri te SHGM, Këshilli për etikë në media dhe Agjencionin për shërbime mediale audio dhe audiovizuele për shkak të dezinformimit të dukshëm të vetëdijshëm nga media të caktuara në lidhje me incidentit në garrën e futbollit në fsh.Volino. Nga MPB presin që këto organizata do të reagojnë në mënyrë adekuate në veprën dezinformative joprofesionale, joetike dhe të vetëdijshme me qëllim që të nxitet urrejtje, dhunë dhe jotolerancë.

Është e qartë se gjyqtarët në të ardhmen duhet të mendojnë dy herë para se të sjellin vendim kundër ekipit vendas. 🙂

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.