PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Zejnullai drejt Maqedonasve: Do të vriteni vendin do ua marrin ShqiptarëtMë 23 qershor portali expres.mk publikoi tekst me titull Zejnullai drejt Maqedonasve: do të vriteni vendin do ua marrin Shqiptarët.

Në përmbajtjen e tekstit qëndron se „Rean Zejnullai mbrëmë ka pasur komentin më mbreslënës gjatë TV duelit mes Radmilla Sheqerinskës dhe Aleksandër Nikollovskit në Vetëm e Vërteta në Kanal 5. Në ballafaqimin e nxehtë mes dy mysafirëve Zejnullai me komente se ata përndryshe Maqedonasit do të vriten mes veti kurse vendin do ua marrin Shqiptarët.“

 

Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Bëhet fjalë për komente nga shikues i TV duelit, Rean Zеjnulla. Përkatësisht, nëse lëmë anash gabimet drejtshkrimore, komenti i tij duket kështu: “do të vriteni, vendin do ua marrin Shqiptarët”. Komenti në facebook është i dukshëm në TV ekranet gjatë emisionit. Kështu, portali ka shfrytëzuar këtë për të krijuar titull me gjoja se mesazh nga Zejnullai për Maqedonasit: Do të vriteni, vendin do ua marrin Shqiptarët.

Komenti i shikuesit nuk është asgjë më pak se gjuhë e urrejtjes e cila paraqet në fakt mënyrë të të shprehurit e cila është dizajnuar për të promovuar urrejte, në këtë rast në bazë të përkatësisë etnike dhe origjinës kombëtare.

Edhe pse personi/shikuesi i cili ka shkruar komentin është i panjohur për publikun, gjithsesi në asnjë rast nuk është e arsyeshme e as e lejuar të përhapet gjuha e urrejtjes. Akoma më shumë komenti i tij fiton “forcë” dhe rëndësi me atë që portali e ka vendosur si titull në tekst, kurse rëndësi plotësuese i jep fakti që shfaqet para fillimit të fushatës politike për zgjedhjet e parakoshme parlamentare 2020.

Edhe pse në fund të tekstit autori shkruan se kjo është vërrejtje e ashpër drejtuar kundër Maqedonasve edhe kundër Shqiptarëve e cila ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, por deri më tani nuk ka asnjë reagim për këtë event, ose komente të ngjajshme të cilat rrisin tensionet sidomos para zgjedhjeve. Gjithësesi në asnjë rast nuk arsyetohet transmetimi i të njëjtit me një titull të tillë senzacional.

Sipas kësaj, vijmë në përfundim se edhe qëllimi i tij është i njëjtë si ai i shikuesit të panjohur – nëpërmjet manipulimit të emocioneve kombëtare të krijohet ndjenjë shqetësimi dhe të nxisë përçarje mes qytetarëve. Prezentimi i këtij komenti para publikut më të gjerë, akoma më shumë përhap dhe nxit gjuhën e urrejtjes dhe ndikon në rritjen e tensioneve në këtë periudhë parazgjedhore.

Përfundimi i vetëm është se ky është një nga shembujt se si nxitet jotolerancë etnike dhe destabilizim të ndjenjave etnike, e cila pra ka për qëllim rrënimin e bashkëjetesës mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.