Analiza e rre tregon se personali në gjigandin teknologjik Huavei është ngushtë i ludhur me armatën kineze dhe organet për zbulim të armatës.
Hulumtimet për biografitë e të pusënuarëve tregojnë se ka dhe persona të cilët kryejnë funksion të dyfishtë.
Nga Huavei thonë se në analizë ka shumë elemente shpekulative dhe nuk mund të gjehet i punësuari për të cilin pretendohet se punon në kompani dhe në armatë.
Analizë është bërë pasi nga kompanitë kineze në fillim të vitit dolën informata për biografitë e 590 milion të punësuarve.
Studimi, i bërë nga profesori Kristofer Balding, nga Univerziteti Fulbrajt në Vietnam dhe instituti i londrës Henri Xhekson, tani pët tani thekson vetëm se „të punësuar në Huavei, në pozita kryesore në nivel të mesëm, më herët kanë punuar në shërbimet për zbulim të armatës kineze, kurse një pjesë e tyre mund të lidhem edhe me hakim dhe shpionim industrial të disa kompanive perëndimore“.
Një nga biografitë tregon se person, i punësuar në Huavei njëkohësisht punon si ligjërues dhe hulumtues në univerzitetin ushtarak nëpërmjet të cilit ka qënë i angazhuar në armatën popullore kineze. Profesori Balding thotë se ky person punon për agjencionin shtetëror kinez i cili hulumton aftësitë elektronike ushtarake dhe sajber hapësirën ushtarake.
Nga Huavei pra thonë se rreptësisht dhe detalisht kontrollohen gjithë biografitë e personave para se të punësohen në kompani. Sidomos bëhet kujdes me ata të cilët më herë kanë punuar për armatën ose qeverinë.
Nga ata kërkohet të dorëzojnë dokumente me të cilat dëshmojnë se lidhjet e tyre me ushtrinë ose qeverinë e Kinës kanë mbaruar.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT