Ekipi i F2N2 dita ditës kryen monitorim të mediave në Maqedoninë e Veriut, gjatë monitorimit shpesh hasen trende të cilat shpërndahen nga mediat në rrjetet sociale për të cilat ia vlen të sigurohet hapësirë mediale.
Trendi i shpërndarjes të lajmit se Zaevi dhe BDI-ja në takimin në Tetovë kanë bërë marrëveshje për redefinim të shtetit tërhoqi vëmendjen tonë. Për herë të parë shpërndarja e kësaj dezinformate u has në 10.06.2019, kurse teksti i fundit i publikuar në lidhje me këtë dezinformatë është në 18.06.2019.
Në periudhën e caktuar ekipi ynë ka kryer monitoring të 2839 teksteve/artikujve, nga të cilët 2651 tekste korekte dhe 188 tekste jokorekte (tekste/artikuj të cilët përmbajnë dezinformata).
5 top mediat sipas numrit të teksteve të shpërndara korekte/jokorekte janë:
Megjithatë, nga 188 tekste dezinformuese, 53 përmbajnë narracionin dezinformativ për gjojase redefinimin e shtetit. Deklarata e Mickovskit është transmetuar 28 herë nga ana e 19 mediave. “Platforma e Tiranës” dhe takimi sekret i Zaevit dhe Ahmetit sërisht ishte aktuele në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së më 15 dhe 17 qershor. Kjo deklaratë u transmetua në 21 media(23 herë).Në shpërndarjen e këtij narracioni, pjesë të rëndësishme ka portali Javno.mk i cili deklaratën e Mickosvkit e transmetoi katër herë me titull të ndryshëm në afat prej 24 orësh.
Secili prej këtyre titujve të ndryshëm është shpërndarë në rrjetet sociale nga ana e 5 fejsbuk faqeve, përndryshme vetëm nga portali Javno.mk lajmi është shpërndarë 16 herë.
Në shpërndarjen e këtij narracioni, pjesë të rëndësishme ka portali Javno.mk i cili deklaratën e Mickosvkit e transmetoi katër herë me titull të ndryshëm në afat prej 24 orësh.
Secili prej këtyre titujve të ndryshëm është shpërndarë në rrjetet sociale nga ana e 5 fejsbuk faqeve, përndryshme vetëm nga portali Javno.mk lajmi është shpërndarë 16 herë.
Nga tabela mund të shihet se këto 5 fejsbuk grupe së bashku kanë gjithësej 137,178 ndjekës. Lajmi ka arrirë deri te një numër prej 2,743 deri në 8,916 ndjekës/përdorues potencialë në rrjetet sociale.
(Ju lusim të shihni vërrejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut për vlerësimin e vargut)
Ky është një nga shembujt e shumtë se si një lajmë me narracion dezinformativ shpërndahet në rrjetet sociale, që të arrijë numër sa më të madh të lexuesve.
Transmetimin i një lajmi të njëjtë disa herë me tituj të ndryshëm e praktikojnë disa portale. Përveç javno.mk, të njëjtin lajm, por me tituj të ndryshëm kanë transmetuar edhe portalet në vijim: kurir.mk, vesnik.com, vecer.mk, infomax.mk, ekonomski.mk dhe lider.com.mk.
Ky është vetëm një segment i analizës më gjithëpërfshirëse që do të pasojë.
Vërrejtje: Algoritmi i Fejsbukut përndryshe hulumtimet lidhur me Vargun (Organic reach) tregojnë përqindje prej 2% (për grupe më të madhë se 500.000 ndjekës deri në 6.5% për grupe me më pak se 500.000 ndjekës). Për nevojat e kësaj analize është marrë vargu prej 2% deri në 6.5%. Duke marrë parasysh popullaritetin e Fejsbukut në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe numri i profileve të regjistruara në këtë rrjet social, mund të vërtetohet se përqindja e lartëpërmendur është më e afërt në 6.5% sesa me minimumin prej 2%.
Për vërtetimin e vargut është përdorur mjeti CrowdTangle.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT