PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Ekzistojnë mjaft qytetarë për të cilët ilaçet e tyre kanë rëndësi të veçantë jetësore, përhapja e gënjeshtrave në lidhje me dispozicionin e ilaçeve është tentim johuman për politizim të kësaj mase e cila seriozisht mund të rrezikojë shëndetin dhe me këtë edhe jetën e këtij grupi qytetarësh.  

 

Titulli origjinal: Prej sot nuk do të mund të merrni ilaçe nga farmacitë për familjarë të sëmurë – ilaçe në recept vetëm me letërnjoftim dhe pasaportë!Portali Kurir publikoi artikull i cili dezinformon qytetarët me vetë titullin. Përkatësisht, në titullin e tyre qëndron se prej sot (1 Tetor) qytetarët nuk do të mund të marin ilaçe nga farmacitë për familjarët e tyre të sëmurë. Kjo dezinformatë ishte e transmetuar edhe nga ana e portaleve: MarkukuleEkonomskiInfomaksPresingTVPuls24.

Link nga publikimiKurir.mk

FAKT/E

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorët e FSSH, Den Donçev dhe Orhan Ramadani, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën u prezantua reforma për ndalimin e kuotave për ilaçe në teritorin e gjithë shtetit. Në konferencën për shtyp një nga drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor, Orhan Ramadani, deklaroi se:

Këtejmi theksoj, personat e moshuar, fëmijët nën moshën 18 vjeçare, si dhe personat të cilët nuk janë në gjendje që të marrin ilaçet vetë, nuk duhet të frigohen se do të mbeten pa ilaçe. Është parashikuar mundësia, që në emër të tyre, të afërmit e tyre të mund të marrin ilaçin e caktuar“.

Dëshmi e mjaftueshme se tekstet e publikuara në portalet e theksuara më lartë janë dezinformatë dhe tentim për manipulim të publikut, me qëllim që ti bëhet dëm punës së Qeverisë.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna të rëndësishme – thotë Neni 1 nga Kodeksi i gazetarëve.

Përhapja e gënjeshtrave që kanë të bëjnë me këtë çështje mundet të komplikojë në përmasa më të mëdha jetën e grupit më të madh të qytetarëve dhe paraqet tentim johuman për politizim të kësaj mase, i cili padyshim që mund të rrezikojë jetën e njerëzve të cilët kanë nevojë në kohë të shërbehen me ilaçe.

 

03.10.2019

 

A.M.D.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.