Virusi Korona është vepër e miliarderëve Bill Gejts, Bllumberg dhe Sorosit të ri, Pjer Omidjar.
Kështu titullohet një lajm në portalin Mexpress.mk, i publikuar më 25.03.2020.
Në këtë tekst, ka një mori teorish të konspiracionit, tregohen disa ngjarje dhe bëhen disa lidhje, por asnjëra prej tyre nuk jep asnjë vërtetim se dukuria e virusit Korona është vepër e ndonjë miliarderi.
Po të ishte ashtu, ndoshta asnjë prej personave të pasur nuk do të infektohej me virusin Kovid-19. Por nuk është ashtu. Si shembull mund ta marrim edhe Princin Çarls, pasuesin 71 vjeçar të fronit mbretëror të Anglisë i cili “peshon” 400 milion dollarë, por që është i infektuar me virusin Korona.
Me virusin Korona është infektuar edhe kryeministri i Britanisë Boris Xhonson.
Megjithatë në këtë periudhë ndoshta është më mirë që përpilohen tekste që janë të vërtetuara dhe të sakta, në vend se të spekulohet me teori të ndryshme. Ajo që është lajm i vërtetë është se Bill Gejts së bashku me pronarin e Fejsbukut Mark Cukenberg, do të japin 25 milion dollarë për luftë kundër virusit Korona.
Po ashtu, edhe themeluesi i platformës “Alibaba”, Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, ka premtur 14 milion dollarë amerikan që do ti jape si donacion fondacioni i tij, në mënyrë që të shërbejnë për zhvillimin e një vaksine kundër virusit Korona, poashtu një donacion prej 500 mijë kompletesh për testim të virusit, dhe një million maska për SHBA-në.
Në këtë link mund ti lexoni edhe emrat e shumë miliarderëve të cilët në mënyra të ndryshme janë kyçur në luftën kundër Kovid-19.
Për dallim prej miliarderëve botëror, oligarkët rus vendosën të ndërmarrin hapa të tjerë.
Projekti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCPR, duke u thirrur në Moscow Times, shkruan se oligarkët rus por blejnë respiratorë për vete, si mbrojtje nëse infektohen me virusin Korona.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT