Titulli origjinal: Vulin në Rusi: Maqedonia e Veriut gjithnjë e më shpesh do t’a “sulmojë” Sërbinë
Teksti transmeton pohime të Ministrit për mbrojtje të Sërbisë se nën ombrellën NATO-s do të realizohet bashkimi i territoreve shqiptare të disa shteteve, gjë që do të sjellë deri te krijimi i Shqipërisë së Madhe. Për këtë shkak, sipas tij edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në të ardhmen do të jenë kundër Sërbisë.
Më poshtë në intervistën për mediat ruse, të dhënë gjatë kohës së konferencës për siguri që u mbajt në fund të prillit të këtij viti në Moskë, ministri serb thotë se nëse ka bashkim të Shqiptarëve dhe zgjidhje të çështjes shqiptare, ateherë edhe Sërbia do të kërkojë zgjidhje të çështjes serbe në Kosovë.
Këtu dezinformata nuk vjen nga mediat, të paktën jo në pjesën më të madhe, por bëhet fjalë për një tezë të rrejshme që qëllimisht plasohet, një deklaratë tendencioze e ministrit për mbrojtje, Aleksandar Vulin.
NATO është një Aleancë e shteteve sovrane. Ka shumë shembuj të shteteve anëtare të NATO-s ku jetojnë pakica dhe të cilat kufizohen me shtete në të cilat jeton shumica e popullatës e përkatësisë së njejtë etike dhe asnjëherë nuk ka patur asnjë inciativë ose përpjekje për bashkim.
Vetëm disa shembuj do t’i përmendim: Çekia dhe Sllovakia, Belgjika dhe Holanda, Rumania dhe Hungaria, Lituania dhe Polonia, etj. Asnjëra nga këto shtete, duke u bërë anëtare e NATO-s, nuk është sfiduar me bashkim të territoreve ose me prishje të sovranitetit, veçanërisht jo në linjë etnike.
Përkundrazi, NATO është në një garanci shtesë për sovranitetin e shteteve anëtare, kjo është një nga postulat, bazat themelore të Traktatit të Atlantikut të Veriut, e konfirmuar edhe një herë me Deklaratën e Samitit të Brukselit vitin e kaluar.
Për pohimet e Vulinit se në të ardhmen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të jenë kundër Sërbisë, nuk ka asnjë fakt që mund të verifikohet, e as nuk jep asnjë arsye që do ta bënte të dukej më logjike. Gjegjësisht, parashtrohet pyetja kryesore se përse Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të lejonin dhe do të pranonin krijimin e Shqipërisë së Madhe në territoret e tyre sovrane, pyetje që as teksti e as ministri serb nuk jep asnjë përgjigje.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT