PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal:  REDAKTORI I INFOMAX I ARRESTUAR: TË PARAQITURA DY PADI PENALE

Më 24.07.2019 portali 365  duke trasmetuar tekst të  Infomax, publikoi titull senzacional, duke dezinformuar se është arrestuar redaktori i Infomaks. Teksti i Infomaks u transmetua edhe në portalin Lider, mirëpo pa titull dezinformativ. Përkatësisht, në titullin e Infomax qartë është treguar se bëhet fjalë për bisedë informative e jo arrestim.Link nga publikimi 365

Arhivë e publikimeve InfomaxLider

FAKT/E

Titulli i këtij lajmi është shpekulim. Redaktori i Infomaksit nuk është arrestuar. Ai është thirur në bisedë informative dhe akoma më me rëndësi është ftuar në bisedë e nuk është arrestuar siç implikon titulli. Së dyti, portali nëpërmjet titullit flet në të tashmen, kurse e vërteta është se kjo ka ndodhur para disa muajve.

Oficerët policor dhe gazetarët kanë një qëllim të njëjtë, mbrojtje të interesit publik. Gazetarot duhet të respektojnë regullat ligjore kur hulumtojnë dhe lajmërojnë. Ata nuk duhet të nxitin publikun në përfundime të gabueshme, për të cilat nuk kanë dëshmi.

Senzacionalizmi është i dëmshëm për punën e gazetarit, por edhe për punën e policisë, Për këto arsye  çdo storje hulumtues duhet të punohet me vëmendje, në dakordim me standardet dhe principet profiesioniste të gazetarëve, dhe të jetë e mbështetur me dëshmi të forta.Shërbimet policore duhet të respektojnë protokolin për veprim me gazetarë, kur ata kryejnë detyrën e tyre.

Siguria e gazetarëve është kyçe për egzistimin e mediave të fuqishme, të panvarura dhe profesionale. Ajo është e rëndësishme, aq sa është dhe puna profesionale e gazetarëve, në dakordim me standardet dhe principet për lajmërim profesional.

Për këtë shkak, këto tekste dhe tituj, kanë vetëm një qëllim dhe kjo është që të njoftojnë publikun gabimisht, se gazetarët po arrestohen dhe burgosen, diçka që është karakteristike për një kohë tjetër.

Publiku nuk guxon të nxitet në përfundime të gabueshme sidomos nëpërmjet informatave të caktuar prej para disa muajsh të cilat vihen në përdorim tani me qëllim që të nxitin përçarje dhe mllef te lexuesit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.