Më 02.04.2020 portali Infomaks publikoi tekst me titull: „(FOTO) KORONAVIRUSI I MORRI JETËN: Familja e aktorit Bjellogrliq në shok“Link nga artikulli origjinal këtu.
Teksti i publikuar është klik bejt. Titulli dhe fotografia e aktorit Dragan Bjellogrliq, shkaktojnë përshtypje të gabuar te lexuesi se nga koronavirusi ka vdekur aktori i njohur, kurse familja e tij është në shok.
Titulli dhe fotografia nxisin në një gjë, kurse teksti i cili vijon në vazhdim është pak më i ndryshëm dhe zbulon të vërtetën. Në tekstin me këtë titull, gjithësesi tregohet se kush ka vdekur: „Mediat serbe sot me të madhe shkruajnë për vdekjen e mikut më të mirë të presidentit Aleksandar Vuçiç si dhe familjarin e aktorit Dragan Bjellogrliq, nga koronavirusi. “
E vërteta është se aktori Dragan Bjellogrliq është gjallë. Ka vdekur familjari i tij. Është e paqartë pse në këtë mënyrë prezantohet lajmi për person i cili nuk është i njohur për publikun maqedonas.
Bota është vendosur para sfidës të imponuar nga pandemia e KOVID 19. Të gjithë janë të shqetësuar. Pikërisht për këtë, senzitiviteti i gazetarëve kur njoftojnë për informata lidhur me koronavirusin, me rëndësi të konsiderueshme është që të vendoset në nivelin më të lartë profesional.
Në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, është e palejueshme që publiku të nxitet gabueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për tragjedi. Mediat duhet të jetë sidomos të kujdesshme dhe profesionale, si dhe të respektojnë standardet bazë gazetareske pa lëshime.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT