Në rrjetin social Fejsbuk, grupi me emrin Република Македонија – Republic of Macedonia, më 1 korik të vitit 2014, ka publikuar fotografi nga një foshnjë e cila ka dukshëm irritim të lëkurës. Ja çka kanë shkruar mbi vetë fotografinë (shiko fotografinë).
Teksti mbi fotografi është gënjeshtër nga fillimi deri në fund. Si e para, pretendimi se foshnja në fotografi vuan nga kanceri në lëkurë është trillim i pandjeshëm. Reagimet e dukshme të lëkurës janë shkaktuar nga temperatura të larta, siç thonë në popull goditje nga dielli.
Këtë mund ta kontrolloni në linkun në vijim, i cili është publikuar në vitin 2013, në të cilën mund të lexoni se si prindi shpjegon se fotografi nga foshnja e tij janë përdorur për tu treguar si fotografi nga fruthi.
Si e dyta, gënjeshtër është edhe ajo se Fejsbuk me çdo pëlqim, koment apo shpërndarje tuajën do të dhurojnë mjete finansiare për mjekim.
Tentim tejmase i pandjeshëm dhe johuman.
Është e saktë që donacione në Fejsbuk ekzistojnë, mirëpo jo dhe në shtetin tonë. Në cilat shtete donacione janë të mundshme mund të kontrolloni këtu.
Shqetësues është dhe fakti që i njëjti publikim, që daton nga viti 2014, komentohet dhe shpërndahet sot e kësaj dite. Fotografia deri në momentin e publikimit të artikullit tonë ka mbi 11 mijë emotikonë, 4500 shpërndarje dhe 3200 komente.
Nga gjithësej 3200 komente, 2950 komente janë shkruajtur në dy ditët e fundit, të cilat padyshim janë me qëllim të mirë, mirëpo kjo nuk ndryshon faktin se përdoruesit janë të manipuluar. Nga fotografia më poshtë mund të shihet se ka komente prej para 4 viteve, pastaj vijon pauzë prej dy vitesh kur janë shkruar tre komente, që sot përsëri të fillojë shkrimi i komenteve në fotografi.
Demaskim të lajmit të rrejshëm
Mund të vijmë në përfundim se qëllimi i administratorit ka qenë mbledhja e sa më shumë reagimeve dhe ndjekësve në fb-grupin e tij. Është e dukshme që bëhet fjalë për manipulim virtuel, me të cilin fb- faqja fiton në popullaritet, a me vetë atë edhe postimet të cilat e njëjta do ti publikojë në të ardhmen, shumë më lehtë do të arrijnë deri te i ashtuquajturi Homepage i përdoruesve të Fejsbuk. Për atë se si mund të bëni që më shumë njerëz të ndjekin fb-faqen tuaj mund të shihni në këtë link.
Nuk ka gjë të keqe te promovimi i fb-faqeve, shumë njerëz edhe përfitojnë në atë mënyrë, mirëpo për tu gjykuar është ajo të bëhet duke përdorur fotografi të foshnjave për të cilat thuhet se janë të sëmurë nga sëmundja më e keqe e kësaj kohe.
Ky me siguri nuk do të jetë rasti i fundit për të cilin do të jemi dëshmitarë, mirpo ne do të vazhdojmë t’i luftojmë gënjeshtrat dhe manipulimet në mediat sociale.
Ju këshillojmë që në të ardhmen mos të besoni në çdo gjë që shihni ose lexoni, për të mos qenë të manipuluar në mënyrë virtuele.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT