Në Kanada thuajse gjysma e numrit total të rasteve të vdekjes si pasojë se virusit Korona kanë ndodhur në shtëpi për të moshuar, raporton Rojters. Prandaj, po kërkohet mënyrë se si të mbrohen më shumë personat e moshuar, por njëkohësisht të mbrohen edhe të rinjtë që do të kujdesen për ta.

Të enjten, (23.04.2020), kryeministri kanadez Xhastin Trudo ka deklaruar para gazetarëve gjatë një brifingu të rregullt se nevojiten masa urgjente dhe një qasje më ndryshe, pasi që masat e deritanishme janë dëshpëruese, dhe pranoi se kanë dështuar në këtë segment të luftës me virusin Korona.

Provincat më të mëdha në Kanada, Ontario dhe Kuebek, kanë kërkuar nga Qeveria që të ofrojë ndihmë ushtarake pasi që kanë mungesë të kuadrit në shtëpitë për të moshuar.

Por, Trudo vlerëson se kjo do të ishte vetëm një zgjidhje momentale që nuk është e qëndrueshme në afat më të gjatë, dhe beson se ushtarët nuk duhet të jenë ata që cilët do të kujdeseshin për personat e moshuar.

Familjarëve të personave të moshuar tashmë iu është ndaluar vizita tek familjarët e tyre, por megjithatl ministri i shëndetësisë vlerëson se vetmia dhe dhe mërzia për më të afërmit e tyre mund të jetë fatale për personat e moshuar.

 

Burim:  Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.