PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: DËSHMI SE KORONA ËSHTË BËRË PËR TË PËRMBYSUR TRUMPIN! Një kompani farmaceutike raportoi rezultate tronditëseMë 9 nëntor, portali Bota e Lirë (Sloboden Svet) publikoi tekst të titulluar DËSHMI SE KORONA ËSHTË BËRË PËR TË PËRMBYSUR TRUMPIN! Një kompani farmaceutike raportoi rezultate tronditëse. Përmbajtja e tekstit thotë se koronavirusi është bërë si një armë biologjike, qëllimi kryesor i së cilës kishte qenë të hiqte Donald Trump nga funksioni presidencial. Ky pretendim pretendohet të jetë bërë në shtator nga Richard Grenell, deputeti special i SHBA-së për Kosovën, ndërsa tani ky pretendim është provuar të jetë plotësisht i justifikuar. Ndërsa si provë që virusi u krijua dhe u përdor për të dëbuar Trumpin, është publikimi i kompanisë farmaceutike Pfizer, në të cilin tregohen rezultatet fillestare të fazës së tretë të hulumtimit mbi vaksinën për KOVID-19, sipas të cilës vaksina është 90 përqind efektive. Kjo konfirmon që qëllimi është arritur, Trump nuk është rizgjedhur president. Arma e fuqishme kundër kovidit vjen pikërisht në momentin kur Trump humbet zgjedhjet.

Portali nuk tregon autorin e tekstit, e as burimin nga ku është marrë përmbajtja, por ka shumë të ngjarë që ajo të jetë marrë nga portali serb Republika.rs, i cili publikoi të njëjtin tekst me titull identik.

FAKT/E

Përmbajtja e tekstit është dezinformuese me elemente të teorisë së konspiracionit. Pretendimi se koronavirusi është një armë biologjike për të hequr Trump nga funksioni presidencial është plotësisht i paqëndrueshëm dhe i pakonfirmuar. Fakti që kompania Pfizer i publikoi rezultatet e tyre të suksesshme vetëm disa ditë pas zgjedhjeve, në të cilat Trump humbi garën, nuk është i mjaftueshëm për të bërë një pretendim të tillë spekulativ.

Në tekstin e saj, Deutsche Welle paraqet të dy palët kundërshtare në rastin konkret. Kështu derisa vetë Presidenti në largim i SHBA Trump pretendon se koha e publikimit të lajmeve për vaksinën potenciale KOVID-19 është dizajnuar për të dëmtuar fushatën e tij zgjedhore, si dhe se rregullatorët po marrin anë politike, vetë Pfizer mëson për rezultatet të dielën (8 nëntor). Në të njëjtën kohë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk ishte e përfshirë në vendimin e Pfizer për të publikuar rezultatet e para.

Secili studim i vaksinave, siç është ky i kryer mbi vaksinën e Pfizer, mbikëqyret nga një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së të dhënave, i cili përbëhet nga shkencëtarë dhe statisticientë që nuk kanë asnjë lidhje me prodhuesit e vaksinave. Kështu, Burkard, nënkryetar i vjetër për hulumtim dhe zhvillim të barërave në Pfizer, u përgjigj se koha e publikimit nuk ishte në asnjë mënyrë e lidhur me zgjedhjet presidenciale. Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla, gjithashtu deklaroi për CNN se tajmingu nuk kishte asnjë lidhje me politikën.

Drejtuesit e Pfizer gjithashtu iu kundërpërgjigjën sugjerimeve se suksesi ishte rezultat i një partneriteti publik-privat për zhvillimin e vaksinës. Gjegjësisht, prodhuesi nuk ka pranuar mjete shtetërore për zhvillimin, testimin ose zgjerimin e kapacitetit të prodhimit sipas iniciativës së administratës Trump (Operation Warp Speed) për gjetjen më të shpejtë të vaksinave dhe trajtimeve për virusin. Kostot e zhvillimit dhe prodhimit të vaksinave të Pfizer për Kovid-19 janë tërësisht të finansuara nga fondet e tyre, deklaroi zëdhënësja e Pfizer, Jerika Pits. 

Në të njëjtën kohë, Trump nuk ishte i vetmi që deklaroi se vaksina mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit. Ekspertët shëndetësorë gjithashtu kanë deklaruar se vaksina potencialisht mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit, megjithëse rezultatet ishin të pasigurta.

Edhe d-r. Enton Fauçi, ekspert i lartë i qeverisë amerikane për sëmundje infektive, ka deklaruar më parë se ishte “optimist i kujdesshëm” se vaksina do të ishte gati deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të 2021.

 

 

Konkludim:

Teoritë e konspiracionit se virusi është një armë biologjike, kanë ekzistuar që nga vetë fillimi i pandemisë. Duke përdorur sekuencën gjenetike të virusit, shkencëtarët kanë arritur të rrënojnë (demaskojnë) mitin se virusi ka origjinën nga një laborator. Teoria e re e konspiracionit lidhet me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ndërsa pretendohet se qëllimi i këtij komploti është Donald Trump. Ky është zhvillim i teorive të reja të konspiracionit, të cilat në vend që të qetësohen, janë akoma të pranishme në hapësirën mediatike.

Vaksinat janë arritje dhe sukses i shkencës dhe mjekësisë, e jo i politikës.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.