Analizë për gjasat e bombave bërthamore për të shkaktuar tërmet dhe tsunami shkatërrues.
Në disa internet portale maqedonase, huazuar nga agjencione lajmesh të huaj, u lajmërua inagurimi i nëndetëses të rre ruse “Belgorod” nga ana e Presidedntit rus Vladimir Putin, e cila, siç transmetuan portalet do të jetë e pajisur me “bomba bërthamore të cilat mund të shkaktojnë tsunami shkatërues”. Ndër të parët që transmetuan këtë lajm në Republikën e Maqedonisë së Veriut është portali www.a1.on.mk , kurse artikullin mund ta gjeni në linkun në vijim.
Kjo tezë në pamje të parë naive, është temë serioze për hulumtime dhe debate të tipit më të lartë. Së këtejmi, qëllimi i analizës tonë është të testojmë këto hipoteza dhe nëpërmjet prezantimit të fakteve, të testojmë gjasat për shkaktimin e të ashtuquajturit “tsunami bërthamor”.
Gjetjet kryesore të analizës janë:
Të bëjmë një rezyme, tsunami bërthamor është MIT! Prap së prap, dronët bërthamorë në formë të torpedos gjigande do të paraqesin kërcënim të madh për portet dhe nëndetëset ushtarake armiqësore, për shkak të aftësive të hyjnë thellë në teritorin armiqësor ose të afrohen te nëndetëset armiqësore pa u vënë rre. Nvarësisht nga forca e bombës bërthamore, madje gjatë eksplozionit të torpedo dronit bërthamor në distancë të caktuar nga nëndetësja, do të mund tu shkaktojë dëme serioze nëndetseve armiqësore;
Ideja e silurit bërthamor super të fuqishëm buron nga fizicienti i njohur bërthamor Andrei Saharov, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e bombës më të madhe bërthamore që ndonjëherë është bërë – e ashtuquajtur “Bomba e Mbretit”;
Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë fjalës së tij vjetore në Duma deklaroi se 300 modele të reja të armëve përfshirë këtu 18 RBIK (Raketa balistike interkontinentale), 2 raketa balistike për nëndetëse dhe dronë nënujor të cilët do t’i rrisin aftësitë mbrojtëse të Federatës Ruse gjatë viteve të ardhshëm;
Dronët nënujorë të pajisur me koka bërthamore janë akoma në fazë të prototipit, ndërsa sistemi me central nuklear (deri më tani) nuk është kolauduar;
Së këtejmi, sipas formulës standarde, tërmeti me magnitudë 9.0 ka fuqi ekuivalente me bombën termonukleare orej 32Mt, ose në krahasim, bomba prej 2Mts është 16.6 herë më e dobët se tërmeti me magnitudë 9.0 sipas Rihter;
Tërmeti në Tohoku, i regjistruar në afërsi të Bregut Lindor të Honshu (Japoni) në vitin 2011, kishte fuqi prej 9,1 shkallë dhe çliroi energji ekuivalente me 9,3 milion megaton TNT energji e cila krijoi cunami shkatërrues. Kështu që nëse e përllogarisim energjinë, bomba prej 2Mt është 4,6 milionë më e dobët nga tërmeti në Tohoku në vitin 2011 që shkaktoi valë shkatërruese të cunamit;
Madje edhe bomba më e madhe bërthamore që është kolauduar, “Bomba ruse e Mbretit” nga 58Mt (e kolauduar më 30 tetor të vitit 1961), është pothuajse 162.000 (1,62 x 105 ) herë më e dobët nga cunami në Tohuku në vitin 2011.
Kjo analizë është bërë për nevojat e www.F2N2.mk, projekt të cilin e realizon Asociacioni Qytetar MOST, qëllimi I të cilit është kontrollimi I fakteve dhe luftë kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave.
Nëqoftë se doni të mësoni më shumë për llojet e eksplozioneve nukleare ekzistuese, si dhe forcën e tyre, vizitoni linkun në vijim.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT