Titulli origjinal: Filipçes i plasi filmi: Caktoi pranimin në infektologji të personit që e sfidoiVenko Filipçes i plasi filmi, humbi nervat… nuk do ta besoni çka bëri sot!!! Caktoi pranimin në infektologji të personit që e sfidoi. Ky lajm i rremë u publikua më 25 tetor 2020 nga ana e Pogled, Pindzur.net, Newz Update dhe Maktel. Maktel gjithsesi u përmirësua dhe shkruajti se bëhet fjalë për lajm të rremë, përderisa portalet të tjera nuk e bënë këtë, kështu lajmet e tyre të rreme u përhapën shpejt në rrjetet sociale.
Përkatësisht portalet bazohen në tviter profilin jozyrtar të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, në të cilin është publikuar se ministri i cakton termin për pranim në departamentin e infektologjisë (ku mjekohen të sëmurët me KOVID-19) Borçe Ilioskit, i cili, sipas informatave në facebook profilin e tij gjoja se është kryetar i të rinjëve të partisë politike Integra. Ai ka sfiduar ministrin me këtë publikim në Facebook: “Сhallenge! Sfidoj manipulatorin dhe hajdutin #VenkoFilipçe! Jam gati të hy në infektologji dhe me të sëmurët të qëndroj PA MASKË 24/7 shtatë ditë. Nëse sëmurem dhe vdes, patjetër ekip mjekësor të kryejë obduksion dhe të vërtetojë arsyen e vdekjes. Nëse sëmurem dhe shërohem, të publikohet me ndihmën e cilave medikamenteve dhe tretmaneve jam mjekuar, që të mundet të gjithë jetët në të ardhmen të shpëtohen me sukses. Nëse nuk më ndodh asgjë, të më paguhen 500.000 euro dëmshpërblim sepse mashtroni dhe manipuloni me virusin #COVID19. Hajde burrë, të të shoh?“
Bëhet fjalë për lajm të rremë sepse tviter profili i cili gjoja i përket ministrit të shëndetësisë është i rremë, kurse personi që qëndron pas profilit e keqpërdor emrin dhe pozitën e tij për të krijuar lajm të rremë se gjoja ministri i është përgjigjur sfidës duke i kthyer mesazh në tviter. Pa kontrolluar besueshmërinë e kësaj infromate, portalet publikuan tekste të tyre në lidhje me publikimet manipulative në Tviter dhe Facebook.
Përkatësisht, Tviter profil i emëruar si @41N21E, ka publikuar njoftimin i cili është transmetuar në emër të ministrit të shëndetësisë.
Këtë lojë të ashtuquajtur “Сhallenge – sfidoj ministrin Venko Filipçe” e filloi Milenko Nedelkovski më 8 tetor 2020, kur në facebook profilin e tij publikoi statusin e njëjtë. Me këtë lojë vetëm nxitet pakënaqësi dhe mosbesim në sistemin shëndetësor, që në kushte pandemie, mund të shkaktojë dëm të madh mbi shëndetin publik.
Pandemia është problem serioz dhe tani nuk është koha për “lojra” manipulative. Publiku duhet të informohet në mënyrë korrekte, kurse gazetarët dhe portalet duhet të jeni profesionalë në njoftimin e tyre.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT