(Rojters) –Kompania Tviter do të testojë reagimet e përdoruesve gjatë përgjigjes në tvite në të cilat do të përdoret „gjuhë ofenduese ose diskriminuese“. Me këtë hap, kompania bën përpjekje për pastrim të bisedave në platformën e tyre digjitale.

 

Kur pëdoruesit do të dërgojnë përgjigje në tvite të cilat përmbajnë gjuhë ofenduese ose diskriminuese, do të fitojnë mesazh se fjalët në tvitin e tyre janë të ngjajshme me postimet të cilat kanë qënë të raportuara, kështuqë do ti pyesin vallë duan të revidojnë komentin e tyre.

 

Tviteri veçmë një periudhë të gjatë është nën presion se nuk ndërmerr hapa me të cilat do të prevenohet përhapja e urrejtjes dhe keqpërdorimi i përmbajtjes në platformën e tyre digjitale nga ana e përdoruesve.

 

Politikat e Tviterit nuk lejojnë që përdoruesit të targetojnë persona me tvite ofenduese, raciste ose seksiste, si dhe me përmbajtje tjetër degraduese. Kompania ka ndërmarrë aktivitet kundër rreth 396.000 tviter llogarive në kornizë të politikave të tyre për keqpërdorim dhe mbi 584,000 llogarive në kornizë të politikave kundër gjuhës së urrejtjes nga janari deri në qershor të vitit të kaluar, sipas raportit për transparencë të Tviterit.

 

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.