Platforma Tviter po ndalon reklamimin politik në rrjetin e tyre. Komisioni Europian një ditë para këtij vendimi, dërgoi letër deri te Gugl, Tviter dhe Fejsbuk për të ndërmarrë urgjentisht hapa serioze në drejtim të prevenimit të përhapjes së dezinformatave nëpërmjet rrjeteve sociale. Mirëpo, vallë të gjithë do të kuptojnë dëmin e shkaktuar nga virusi manipulativ i cili në mënyrë të rrezikshme sulmon në teren global?
Tviteri ka thyer akullin. Solli vendim për ndalimin e reklamimit politik. Hapi i guximshëm në publik u transmetua më 30.10.2019 nga ana e drejtorit kryesor ekzekutiv në Tviter Xhek Dorsi. Ai në platformën e tij publikoi se Tviter do të ndalojë reklamimin politik. Në shpjegimin e tij për publikun, Dorsi thekson se ky vendim themelohet në rreziqet e fuqishme të cilat politika i transferoi nëpërmjet Internetit.
„Vendosëm të ndalojmë tërësisht reklamimin politik në Tviter, në nivel global. Besojmë se mesazhet politike duhet të meritohen, dhe jo të blehen.“ – thekson Dorsi në fjalimin e tij. Ai shton: „Reklamimi në internet është mahnitshëm efektiv për reklamuesit komercialë, mirëpo kjo forcë sjellë edhe rreziqe të rëndësishme për politikën“.
Shkaqet për këtë vendim në mënyrë detale i shpjegoi në një varg të madh tvitesh.
Rrjetet sociale ballafaqoheshin me kritika të shumta për shkak të manipulimeve të shkaktuara dhe për shkak të reklamimit politik. Vetëm një ditë para vendimin për ndalimin e reklamimit politik në Tviter, më 29.10.2019 Komisioni Europian i paralajmëroi platformat Gugl, Fejsbuk dhe Tviter se duhet patjetër të ndërmarrin hapa serioze deri në fund të këtij viti, me qëllim që të zvogëlojnë përhapjen e dezinformatave, të plasuara nëpërmjet rrjeteve të tyre.
Jo gjithë platformat sociale janë të njëzëshme sa i përket vendimit për ndalimin e përhapjes së manipulimeve politike nëpërmjet rrjeteve të tyre.
Platforma Fejsbuk vendosi për hap tjetër. Ata hodhën poshtë ndalimin për reklamim politik. Këtë vendim në mënyrë publike e transmetoi njeriu i parë i Fejsbukut. Qëndrimi tij nxiti reagime të fuqishme. Fejsbuku edhe më herët ka qënë objektiv kritikash. Sidomos nga kolegët në veprimtarinë e njëjtë. Një pjesë i politikanëve kanë kryer edhe test me qëllim që të shfaqin mënyrën se si manipulohet nëpërmjet Fejsbukut. Senatorja Elizabeta Voren këtë e përshkruajti, me qëllim që të tregohet në mënyrë precize momenti manipulativ. Reaguan edhe 250 të punësuar në Fejsbuk me letër.
Informata për ndalesën i ndau edhe rivalët politikë në SHBA, në prag të zgjedhjeve në vitin e ardhëshëm. Një pjesë e tyre vlerësojnë se vendimi është për tu përshëndetur, të tjerët pra e shohin si tentim për të heshtur Donald Trampin.
Ndalimi për reklamim politik në Tviter do të hyjë në fuqi më 22.11.2019.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT