Titulli origjinal i artikullit: PAS DEBATIT NË SITEL, PENDAROVSKI E HUQI VETURËN – HYRI NË VETURËN E SILJANOVSKA
Me 14 prill, te një pjesë e mediave u paraqit dezinformatë në të cilën theksohet se kandidati për kryetar të shtetit nga rradhët e LSDM-së, Pendarovski, i nervozuar dhe i emocionuar pas debatit të nxehtë në emisionin „Detektor“ në TV Sitel, nuk e ka qëlluar veturën e tij. Gjegjësisht, në bazë të njohurive të tyre, Pendarovski në vend që të futet në veturën që e ka sjellë në televizion, por ka hyrë në veturën e kandidatit të opozitës, Gordana Siljanovska Davkova. E gjithë kjo, origjinën e ka nga një tweet në formë pyetësore.
Link deri te tweet origjinal
Portale të tjera të cilat kanë publikuar lajmin: Republika.mk; markukule.mk; magazin.mk; lider.com.mk
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu
Mediat sociale shumë shpesh përdoren si burim për informacione “kredibile“ me të cilat më tej spekulohet dhe manipulohet publiku. Kështu është rasti që është objekt i këtij demaskimi, ku prej një tweet-i që është marrë nga një portal, më tej bëhet lajm me proporcione epike. Nënkuptohet që lajmi është i rrejshëm, sepse shumë shpejt u përgënjeshtrua nga vetë kandidati për kryetar Stevo Pendarovski. Spinimi i tweet në formë pyetësore është përdorur për diskreditim të njërit prej kandidatëve. Ky është shembull se si një tweet mund të bëhet lajm i rrejshëm me shpejtësi të dritës.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT