Titulli origjinal: ”Kryeministri i Maltës iu drejtua Rashkovskit: Nëse mendoni se Maltegjanët janë mashtrues, atëher ejani dhe sigurohuni”
Portali Kurir publikoi tekst me titullin e lartëpërmendur të të cilin shkruan se skandali me inçizimet e sekretarit gjeneral të Qeverisë Rashkovski, të cilat dolën në publik u bënë top temë edhe në Maltë, mediat atje kanë filluar të tallen me Qeverinë maqedonase. Përkatësisht kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat, në konferencë për shtyp ka hedhur poshtë akuzat e Rashkovskit se maltegjanët janë vjedhës dhe i bën thirje Rashkovskit se nëse në të vërtetë do të shohë se çka janë mashtrues të marrë shtëpi në Gozom sepse ata janë shqera të pafajshme në krahasim me qytetarët e ishullit Gozo. Portali Kurir këtë tekst e publikon duke u bazuar në tekst të sajtit maltegjan http://bis-serjeta.com.Portale të tjetra të cilat transmetuan lajmin këtu.
Portali Kurir ka krijuar tekstin e vetë duke u bazuar në shkrimet në sajtin maltegjan http://bis-serjeta.com . Përkatësisht, sajti bazohet në deklaratën e kryeministrit të Maltës, Xhozef Muskat, të dhënë në konferencë për shtyp. Kjo informatë është tërësisht e pasaktë dhe mund të kontollohet edhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Maltës, sepse nuk ka konferencë për shtyp, dhe as deklaratë nga kryeministrim e cila gjithsesi do të ishte në dispozicion për mediat.
Akoma më joprofesionale dhe joetike është ajo që portali transmeton informatë nga portal pronar dhe redaktor i së cilit është Karl Stennienibarra, i cili për veten thotë se është gazetari më “serioz” në ishullin “satirik“ të Maltës, kurse portal I tij është portal më “serioz” në Maltë.
Duke e ditur apo jo, se transmetohet tekst satirik, portali Kurir, transmeton dezinformatën publikut tonë në formë serioze, me çka manipulohet publiku.
Qëllimi i dezinformatës nga “gjojase reagimi” i kryeministrit të Maltës, është të tregohet në publik se po shkatërohen marrëdhëniet mes dy vendeve, e cila është apsolutisht e pasaktë.
Dezinformata si e tillë është transmetuar edhe nga portale të tjera, dhe asnjë prej tyre nuk ka hulumtuar besueshmërinë e informatës që transmetohet, ose të paktën për çfarë sajti bëhet fjalë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT