Udhëheqësit botërorë do të përpiqen të mbledhin më shumë se 8 miliardë dollarë amerikane (£ 6.5 miliardë funta) për të zhvilluar vaksinë kundër koronavirusit, si dhe financim të hulumtimeve për diagnostifikim dhe trajtim të sëmundjes.
Rreth 40 shtete dhe donatorë morrën pjesë në online samitin nikoqir i të cilit ishte BE. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se paratë do të ndihmojnë në fillimin e një bashkëpunimi global të paprecendentë. Sipas saj, ky samit tregon vlerën e vërtetë të unitetit dhe humanizmit, por theksoi se do të duhen shumë më tepër aktivitete në ditët në vijim.
Më shumë se 30 shtete, së bashku me KB (Kombet e Bashkuara) dhe organet filantropike, si dhe institutet kërkimore, kanë bërë donacione në këtë eveniment nikoqir i të cilit ishte Komisioni Evropian, nga selia e tij në Bruksel. Ndër dhuruesit (donatorët) është edhe këngëtarja e muzikës pop, Madonna, e cila ka premtuar 1 milion euro (1.1 milion dollarë), sipas deklaratës së Ursula von der Leyen.
Komisioni Evropian ka premtuar 1 miliard dollarë, mjete financiare me të cilat do të financohen hulumtime për vaksinën. Norvegjia ka pranuar propozimin e Komisionit Evropian, ndërsa Franca është ka premtuar 500 milion euro, njejtë sikurse Arabia Saudite dhe Gjermania. Japonia ka premtuar më shumë se 800 milion dollarë amerikan. Iniciativa tashmë është nënshkruar nga kryeministri italian Conte, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe presidenti francez Macron.
Burim: BBC.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT