Në vitin 2018, grupi Prigozhin Media vendosi të „zgjojë“ amerikanët. Evgenij Prigozhin është oligark nga biznesi hotelierik, i njohur si kuzhinier i Putinit, por famëkeq sipas fabrikës së tij për trollë, internet Agjencioni për Hulumtim me seli në Sent Peterburg. Hulmtimi për ndërhyrje në zgjedhjet për fushatën presidenciale në SHBA në vitin 2016 tregoi ndërhyrjen e më shumë se dhjetë të punësuarve të Prigozhin në aktivitete ilegale. Në vitin 2018 Prigozhin filloi projektin  „USA Really. Zgjohuni Amerikanë!“

Në atë periudhë EUvsDisinfo shkruante për këtë projekt. Pos gjërave të tjera, Perandoria Prigozhin është e njohur për dhunë, dezinformata agresive dhe mashtrime. Edhe tani – Prigozhin është i pregatitur të zgjojë amerikanët.

Shefi i USA Really në momentin e lansimit të tij, Aleksandar Malkeviç, u takua me media, fliste për projektin dhe famën e tij pesëmbëdhjetë minutëshe.

Dy vite më vonë, udhëheqësit e USA Really akoma përpiqen të zgjojnë amerikanët. Deklarata e tyre për misionin e organizatës vazhdon të duket banale: „Storje të paanshme, të sinqerta të cilat informojnë dhe zbardhin betejat dhe triumfet e amerikanëve të përditshëm, është ajo për çka USA Really angazhohet. Qëllimi ynë është që përfundimisht tu japim zë atyre, zërat e të cilëve zakonisht nuk i dëgjojnë mejnstrim mediat dhe mediat korporative, duke prezantuar portret real të asaj që ndodh në SHBA nga ana e personave të cilët zakonisht shmangen. Ne po zhvillojmë gjeneratën e ardhëshme të njerëzve në qendër të storjes dhe na nevojitet ndihma juaj!“

Web-faqja vazhdon përpjekjet për të nxitur njerëzit ta dëgjojnë, duke shfrytëzuar protestat aktuale në SHBA, ashtu që kopjon lajme nga burime të tjera, mbledh storje nga Redit, Facebook dhe Tviter. Më herët, shfaqja e Kovid-19 shërbente për qëllime të ngjajshme: të prezantohen SHBA-të dhe gjithë sistemi Perëndimor në prag të kolapsit. Usa Really nuk u siguron lexuesve së saj diçka unikate, interesante, e as diçka relevante. Në princip – tingujt e zakonshëm të daulleve të cilat mediat pro-Kremlinase siç janë RT, Sputnik dhe makineritë joprofesionale për propagandë i emitojnë 24/7.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.