PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Ushtria në rrugë: Vallë pregatitet orë policore në Maqedoni?

 

Duke shfrytëzuar informatën se ushtria do të jetë e angazhuar për mbështetje mjekësore të enteve dhe qendrave mjekësore, portali me klik-bejt titull shpekulon se gjoja do të vendoset orë policore.Më 5 nëntor, portali Republika publikoi lajm me klik-bejt titull, me elemente të dezinformatës – Ushtria në rrugë: Vallë po pregatitet orë policore në Maqedoni?. Në kryefaqen e tekstit qëndron fotografi nga prilli i vitit 2020, në të cilën ushtarët vendosin rend në Prilep, përderisa në përmbajtjen e tekstit është transmetuar urdhëri i dhënë nga presidenti Pendarovski për angazhimin e një pjese të ushtrisë në kushte të paqes kur nuk është shpallur gjende krize, e jashtëzakonshme apo ushtarake. Në dakordim me urdhërin, ushtria do të duhet një pjesë të fuqive dhe mjeteve t’i angazhojë si forca të paarmatosura për të kryer detyra për të mbështetur institucionet shëndetësore në menaxhimin e pasojave nga pandemia e koronavirusit.

FAKT/E

Edhe pse portali në mënyrë korekte transmeton përmbajtjen e urdhërit, ashtu siç qëndron në njoftimin nga zyra e presidentit, gjithsesi, ajo që e bën këtë shkrim dezinformativ dhe manipulativ është titulli. Gjegjësisht, autori i tekstit shpreh informatë të pasaktë se gjoja ushtria është veçmë në rrugë, madje dhe prezanton fotografi të vjetër me ushtarë në rrugë. Akoma më hutuese për publikun është fakti që në titull përmbahet dhe pyetje se vallë po pregatitet orë policore,  gjë që është shpekulim.

Në fakt, bëhet fjalë për aktivitete të Armatës së Republikës të Maqedonisë së Veriut, e cila edhe në të kaluarën në dakordim me të njëjtat baza ligjore ka qënë e angazhuar në menaxhimin e pasojave nga katastrofat natyrore dhe në mbështetje të institucioneve shtetërore në kushte të paqes. Gjithsesi, portali e shfrytëzon këtë informata për të shkaktuar frikë dha panik te qytetarët, kurse në fakt ushtria ndihmon në betejën kundër koronavirusit. Praktikat e këtilla nuk janë të panjohura edhe në shtete të tjera. Kështu, testimi i 3,5 milionë qytetarëve për dy ditë në Slovaki për të cilin aq shumë shkruhej te ne, u zhvillua me ndihmën e ushtrisë, policisë dhe zjarfiksëve.

Pandemia u bë tokë pjellore për çdo lloj dezinformatash. Dezinformatat e këtij lloji ndikojnë mbi momentin psikologjik te qytetarët gjë që është mjaftë e rrezikshme në këtë periudhë kur gjithë njerëzimi po përballet me masa restriktive për mbrojtje dhe menaxhim me koronavirusin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.