Titulli origjinal: Sigurim privat do ta ruajë ushtrinë?
Mediumi në tekst transmeton pjesë të një opinioni/fjalimi të pavarur të një profesori të mbrojtjes, i mbajtur në evenimentin e organizuar nga ana e Oda e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim privat. Në fjalim, profesori shpreh qëndrimin e tij, sipas të cilit, agjencitë për sigurim privat duhet t’i ruajnë kazermat ushtarake.Menjëherë pas kësaj, mediat filluan me të madhe t’a përhapin këtë deklaratë si lajm, pa kërkuar përgjigje nga organet kompetente, në këtë rast, Ministrinë për mbrojtje.
Ky lajm morri hov tek thuajse të gjitha mediat, pavarërisht faktit se e kishte thënë një profesor i Fakultetit të sigurisë, e jo një përfaqësues nga Мinistria e mbrojtjes. Shkruheshin tituj sensacional vetëm që të shkaktohej mungesë e besimin në institucionet, ndërsa askund nuk gjendej asnjë paragraf me qëndrim nga ministria, ndërsa mediat, në titujt dhe tekstet e tyre e trajtuan si “vendim veçmë të sjellë“.
Ekipi i F2N2 dërgoi pyetje deri te Ministria, prej ku arriti përgjigja në vijim:
“Vlerësojmë se sigurimi i kazermanve nuk duhet të jetë detyre e ushtarëve aktiv të Armatës, që detyrën kryesore e kanë zhvilimin e aftësive ushtarake, ruajtjen e stabilitetit të shtetit dhe ndihmën e qytetarëve kur kanë nevojë. E shqyrtojmë mundësinë për formimin e një kompanie shtetërore të sigurimit ku do të punësohen ushtarët që kanë mbushur 45 vjet, me çka do të plotësohej obligimi që ata të vazhdojnë të punojnë”, qëndron në përgjigjen e ministrisë.
Siç është sqaruar në përgjigjen e ministrisë, është e mundur të formohet agjencion shtetëror për sigurim në të cilën do të angazhoheshin ushtarët pas moshës 45 vjeçare, në mënyrë që të vazhdojnë me punë. Kjo do të thotë që është e mundur të ketë sigurim, mirpo do të jetë shtetëror, ku roje do të jenë ushtarë, të cilët sipas ligjit nuk mund të jenë më tepër të angazhuar në përbërjen e rregullt- profesionale të Armatës.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT