Kësaj jave, fokusi i mediave pro-Kremlinase drejt SHBA-ve, nga përhapja e dezinformatave në lidhje me protestat tejkaloi në akuza të fabrikuara për krime të tjera amerikane mbarë botës.
Të bëjmë shqyrtim të shkurtë të sulmeve me lajme të rreme kundër SHBA-ve kësaj jave.
Për protestat…
Shoqëria amerikane po përjeton „kolaps sistemor“, i cili zgjat veçmë një kohë të gjatë, por tani u bë i dukshëm falë demonstratave. Dërgimi i tullave që përdoren si „armë për shkatërim“ po zhvillohet nëpër qytetet e SHBA. Protestat në SHBA do të përfundojnë njësoj siç përfunduan ato të Majdan në Ukrainë: korupsion, nacizëm dhe separatizëm. Në fund të fundit, ky nuk është vetëm një „revolucion shumëngjyrësh“ i llojit të njëjtë që SHBA-të mbështetën në mbarë botën – por kësaj here promovohet nga Partia demokratike, Bill Gejts dhe Xhorxh Soros. Uashingtoni më në fund shijon ilaçin e vetë – tentim për ndryshim të regjimit për të fituar presidentin Tramp!
Për mediat…
Vendimi i Facebook që të etiketojë mediat e sponzoruara nga shteti para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2020, tërhoqi neverinë e mediave pro-Kremlinase. Vendimi është sjellë si „mjet anahronistik për propagandë“, i shoqëruar me akuza për cenzurë dhe se Facebook është nën kontrollin e CIA-s. Ironike, njëkohësisht Radio Liria dhe Zëri i Amerikës gjithashtu u përballuan me sulme dezinformative nga mediat pro-Kremlinase, duke i quajtur „propagandistë patetikë“ dhe se nuk kanë lidhje me mediat.
Për destabilizimin e Rusisë, fqinjët e saj dhe Europën…
Ky me shumë gjasa është narracioni i preferuar i mediave pro-Kremlinase kundër SHBA-ve: Uashington është agjent i ndikimit malinj në mbarë botën, duke shkaktuar tensione mes Rusisë dhe fqinjëve, okupon Europën, financon protesta në Hong Kong me qëllim që të destabilizojë Kinën, e ashtu me radhë. Temë përsëritëse është gjoja se financimi nga SHBA-të i laboratorive në Europën Lindore – burim i viruseve dhe eksperimenteve sekrete. Për shembull, NewsFront na thotë se Pentagoni gjoja se zhvillon eksperimente në Ukrainë sepse nuk guxon ti zhvillojë në tokën amerikane për shkak të nivelit ekstrem të kërcënimit. Pos kësaj, bio-laboratoret amerikane në Ukrainë i kërcënohen Rusisë sepse ekspertët amerikanë atje mbledhin lloje të rrezikshme të sëmundjeve. Laboratoria në Lugar në Gjeorgji (sidomos qëllim i shpeshtë i dezinformatave pro-Kremlinase) zhvillon armë biologjike drejtuar popullatës në Osetinë jugore.
Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.
Burim: EUvsDisinfo
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT