PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Në një postim fejsbuku të publikuar nga ana e Milenko Nedelkovskit më 15.03.2020, është publikuar fotografi nga vagon-cisternë me shkrimin “COVID19”. Autori i fotografisë, me rreth të kuq ka rrethuar pjesën me shkrimin e përmendur. Me këtë fotografi autori implikon teori konspiracionesh për gjojase shpërndarje të KOVID19. Në jëtë postim askund nuk theksohet se kush është autori ose burimi i fotografisë.

Linkun nga shkrimi origjinal i arkivuar mund ta gjeni  këtu.

FAKT/E

Më datë 15.03.2020, Milenko Nedelkovski publikoi fotografi nga vagon-cisternë në të cilën qëndron shkrimi COVID19. Publikimi i kësaj fotografie në Fejsbuk profilin e tij i cili ka mbi 60,000 ndjekës, në periudhë kur shpallet pandemi në botë, është tendencioz dhe manipulativ. Që në vetë fillim, bëhet fjalë për fotografi të rreme e cila është ndryshuar me ndihmën e fotoshopit ose programi tjetër për ndryshim të fotografive.

Ekipi i F2N2 e hulumtoi këtë rast, dhe gjatë kontrollimeve arriti deri te të dhënat se fotografia e njëjtë më herët ka qënë e shpërndarë nëpër rrjetet sociale në Xhorxhija, SHBA.Duke pasur parasysh se Xhorxhija është një shtetet sojuzte të SHBA-ve në të cilin  janë regjistruar raste të korona virusit COVID19, nuk është për habi pse kjo fotografi është shpërndarë pikërisht atje. Mirëpo, ajo që habit në lidhje me këtë fotografi, është se me shpejtësinë e dritës po shpërndahet në Maqedoninë e Veriut.

Në fotografinë nga postimi shihet vagon-cisternë e ngarkuar me shkrime të cilat janë në dakordim me hekurudhën amerikane. Në SHBA, vagonat e ngarkuar shënohen në dakordim me regullat e Asociacionit të hekurudhave amerikane (AHA), e cila parashikon që shënimet të përmbajnë nga dz deri në katër shkronja të shoqëruara me numër deri në gjashtë shifra, të cilat kanë për qëllim të shënojnë pronësinë e vagonit dhe çka transportohet me të njëjtin, siç është treguar në shembujt në vijim:General American Marks Company | 13,800 gallons molten sulfur | GATX60128| Birmingham, ALABAMA | October 15th, 2015
https://mapio.net/pic/p-63829696/

 

Mënyra e vendosjes së shënimeve dhe identifikimi është i shpjeguar detalisht këtu. Është e qartë se  „KOVID19“ nuk është shënim që përshtatet me cilën do shenjë për identifikim, dhe as me ndonjë tjetër formë standarde të shënimit ose identifikimit që mund të gjehet në vagon ngarkues hekurudhor. Njëkohësisht, në vend ku qëndron shënimi “KOVID19” nuk është i paraparë për shënim. Gjithashtu, lënda/supstanca e cila transportohet shkruhet tërësisht pa asnjëfarë shkurtimi. Për shembull, sulfur (molten sulfur).Nëqoftë se e krahasoni fotografinë nga Fejsbuku, postimi i Milenkos dhe fotografinë e publikuar në rrjetet sociale në SHBA, do të vërreni se fotografia të cilën Milenko e ka publikuar është kropugjithashtu, me një zmadhim të thjeshtë në fotografi mund të vërreni se edhe shënimet seriale nën gjojase shënimin  “KOVID19” janë zbehur tërësisht.Kuptohet, nëqoftëse se me të vërtetë do të bëhej fjalë për transport të materialeve dhe mjeteve mjekësore, për shkak të sigurisë së transportit atëherë të njëjtat do të rruheshim dhe do të transportoheshin në kontenjerë specialë, ose në fuçi të mbyllura hermetikisht adekuate për këtë tip të transportit.Në fund, vagoni me shënimin „KOVID19“ nuk ka kuptim, sepse KOVID19 nuk është termin që identifikon virus ose çfarëdo lënde tjetër e cila mund të transportohet. Shënim i tillë në transportin hekurudhor nuk ekziston, kurse KOVID19 është shkurtesë nga emri i  sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi. Shpesh, viruset dhe sëmundjet kanë emra të ndryshme. Për shembull, HIV virusi shkakton sëmundjen e njohur si SIDË. Prej këtu, sëmundja nuk mund të transportohet nëpër vagone.

Duke pasur parasysh faktin se Organizata Shëndetësore Botërore (OSHB) më 11.02.2020, e riemëron virusin në „sindrom i rëndë akut respirator koronavirus 2 (SARS-KоV-2)“ si emër për virusin e rri, në këtë rast ky vagon do të duhej të mbajë shënimin SARS-CoV-2.

Ky është shembull për atë se si qytetarëve u prezentohen teoritë e konspiracioneve dhe të njëjtat nuk njohin kufinj. Në periudhë prej dy ditësh postimi i analizuar arriti 163 shpërndarje.

Portali për verifikim të fakteve Snopes.com, më datë 14.03.2020 publikoi demaskim të kësaj teorie konspiracioni.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.