Vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e padëmshme dhe shkakton reagim imunitar.

Testimi i saj, i cili ka përfshirë rreth 1.077 njerëz, ka treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe T-qeliza të cilat mund ta luftojnë koronavirusin.

 

Gjetjet janë premtuese, por është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe në vazhdimësi janë testime akoma më të mëdha. Britania e Madhe veçmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.

 

Si funksionon vaksina?

Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 po zhvillohet jashtëzakonisht shpejt. Është bërë nga një virus që shkakton ftohje tek shimpanzet. Virusi është ndryshuar dhe nuk mund të shkaktojë infeksion te njerëzit, kështu që i ngjan koronavirusit. Kjo do të thotë që vaksina i ngjan koronavirusit dhe sistemi imunitar mund të mësojë se si ta sulmojë atë.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.