PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Në Australi Vaksina i Infekton Marrësit me HIV, Alergji të Rrezikshme, Efekte Anësore në SHBA dhe në Botë!Në portalin Kolozheg po shpërndahet një lajm i rrejshëm se, siç thuhet, sipas Reuters – Asia Pacific, Australia e ka ndërprerë kontratën për blerjen e vaksinës pasi marrësit u infektuan me HIV – “Autoritetet Australiane ndërprenë kontratën me vlerë prej një miliard dollarë për prokurim të mbi 50 milion doza të vaksinës kundër KOVID-19 pasi një numër i madh i marrësve rezultuan pozitivë në HIV ”.

FAKT/E

Në artikull thuhet se ky lajm është publikuar nga Reuters, por posa të klikoni në vegëzën, menjëherë drejtoheni te portali i famshëm Sputnik. Është interesante të përmendet se artikujt e Sputnik dhe Kolozheg nuk kanë asnjë lidhshmëri, gjegjësisht ironia është se artikulli i Sputnik në të vërtetë i referohet 1 dhjetorit dhe shënimit të tij si Dita botërore në luftën kundër AIDS-it.

Sipas The Sydney Morning Herald, marrëveshja prej 1 miliard dollarësh me të cilat qeveria Australiane planifikoi të sigurojë më shumë se 50 milion doza të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit në Universitetin e Queensland u ndërpre papritmas pasi disa pjesëmarrës gjatë kohës së testimit rezultuan FALSO pozitiv në testin për HIV. Pra, vaksina nuk i infektoi pjesëmarrësit me HIV, por pasi u testuan, rezultatet ishin false pozitive.

Burime të njoftuara me ekzaminimet aktuale thonë se testet e patologjisë javët e fundit kanë konfirmuar se rezultatet pozitive janë të rreme dhe se shëndeti i pjesëmarrësve nuk është në rrezik.

Kryeministri Skot Morison deklaroi se Komiteti nacional i sigurisë së Qeverisë kishte rënë dakord të ndërpriste kontratën e prokurimit, pas mendimit të dhënë nga institucionet shëndetësore se zbulimi mund të minonte seriozisht besimin e publikut australian në programin e vaksinimit kundër COVID-19 që pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë Australiane të Shëndetësisë, do të realizohet një fushatë edukative për të informuar Australianët para se të fillojë vaksinimi kundër COVID-19. Sipas Ministrisë, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë dhe të informohen plotësisht për procesin e vaksinimit në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hant, deklaroi se perspektiva fiskale dhe ekonomike e mesit të vitit 20-21 (MYEFO) përforcon angazhimin e qeverisë australiane për të vazhduar të mbrojë shëndetin publik dhe të kthejë jetën në normalitet pas pandemisë.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë dhe manipulim të fakteve, në mënyrë që të krijohet narracion i rrejshëm dhe dezinformatë që do të hutojë lexuesit, drejtuar kundrejt vaksinimit kundër KOVID-19.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.